Pioli trajner i ri i Palermos

Nga Express më 02 qershor 2011 në ora 20:47
Stefano Pioli është emëruar trajner i ri i klubit sicilian Palermo. Rosanero u ndanë nga Delio Rossi të mërkurën dhe nuk kanë humbur kohë në emërimin e zëvendësuesit.
Ish trajneri i Chievos Pioli ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Palermon me mundësi vazhdimi për sezonin e tretë. 46 vjeçari gjatë karrierës së tij ka drejtuar Salernitanana, Modenan, Parman, Grosseton, Piacenzan, Sasuolon dhe Chievon.
Ai kurrë nuk ka kaluar më tepër se dy sezone në një klub ndërsa ishte shkarkuar gjatë aventurave të tij te Modena dhe Parma.