E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta Esmeralda Uruçi, ish ministrja e Kulturës

TIRANE- Ndërron jetë në moshën 51-vjecare ish-ministrja e Kulturës Esmeralda Uruçi, ndërsa shkaqet e vdekjes së parakohshme mbeten ende të paqarta.

Ish-ministrja ishte e shtruar në repartin e neurokirurgjisë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pas disa komplikacineve të rënda shëndetësore, përfshi edhe meningjitin.

Ajo u nda nga jeta mesditën e sotme, ndërsa të afërmit sqaruan se shëndeti i saj është përkeqësuar pas aksidentit ku u përfshi me bashkëshortin në 17 dhjetor të vitit 2011.

Uruçi së bashku me bashkëshortin e saj u përfshinë në një aksident të rëndë automobilistik në autostradën Tiranë-Durrës, km 12. Nga aksidenti bashkëshortët Dashamir dhe Esmeralda Uruçi mbetën të plagosur rëndë nga aksidenti.

Edhe mjekët deklarojnë se pas aksidentit Uruci ka kaluar disa komplikacione shëndetësore, përfshi këtu edhe meningjitin. Ajo u kurua edhe jashtë shtetit, por në fund i’u nënshtrua trajtimit mjekësor në QSUT.

KUSH ISHTE ESMERALDA URUÇI
Esmeralda Uruci është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë dhe në Fakultetin e Drejtësisë me rezultate të shkëlqyera. Ajo ka qenë lektore në disa universitete të vendit,
Dekane e Fakultetit të Ekonomisë, Drejtore e Marrëdhënieveme Publikun në Bankën e Shqipërisë, Ministre e Kulturës, Rinisë e Sporteve e të tjerë.
Prof. Esmeralda Uruci ka kryer disa specializime dhe kërkime shkencore si në Universitetin e Padovas, Perugia-s dhe Bologna-s në Itali; në Universitetin TEI tëPireut (Greqi); në Universitetin e Ljubjanës (Slloveni); Universitetin e Nebraskës,SHBA; në shkollat pasuniversitare në Olstyn (Poloni); Bari (Itali); Athinë (Greqi) si dhe kualifikime në sistemin bankar, në Gjermani, Çeki dhe në Bankën Qendrore Evropiane.
Aktiviteti i saj pedagogjik e shkencor është i gjërë dhe i gjithanshëm. Ka marrë pjesë në disa projekte kërkimore e shkencore.
Është autore e disa teksteve universitare. Botimet brenda dhe jashtë vendit përbëjnë veprimtarinë publicistike me tema që kryesisht prekin probleme ekonomike të periudhës së tranzicionit.

(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›