Pipero: S`ka vend për panik, në Shqipëri nuk ka epidemi
Ministria e shëndetësisë qetëson qyetarët duke rrëzuar hipotezat për një epidemi vdekjepurëse në Librazhd. Drejtori i politikave në Ministrinë e shëndetësisë Pëllumb Pipero tha se nuk bëhet fjalë për një grip misterioz por në rastin e 21-vjeçares Blerina Balla që humbi jetën në spital po hetohet për të zbardhur shkaqet e vërteta. Në profesionin e mjekut infeskionist Pipero tha se në këtë rast ka patur një infeskion bakterial por priten analizat e ekspertëve.
“Situata epidemiologjike është e qetë, nuk kemi sëmundje infektive. Ka një rast humbje jete që është nën hetim mjekësor dhe ku po bëhet ekzaminimi i mëtejshëm. Mendohet për një infeksion bakterior, meningjit por duhet të priten analizat e ekspertëve” ka theksuar Pipero.
Por shqetësimi u rri ku dy banorë të tjerë të fshatit Librazhd Qendër, vëlla e motër u shtruan në spital po me të njëjta simptoma, temperaturë, dhe të vjella. Për këto raste Pipero konfirmon se bëhej fjalë vetëm për një infeskion të stinës dhe gjendja e tyre është nën kontroll.
“Vajza ishte me bajame të qelbëzuara dhe është kuruar e shëruar, kurse i vëllai në moshë më të rritur ka qenë më bark e të vjella dhe është stabilizuar. Nuk kemi raste të reja dhe që kanë lidhje shkakësore me rastin e parë”- tha ai, duke shtuar se deklaratat e ndryshme që kanë qarkulluar janë jo profesionale.
Ndërsa ka qetësuar qytetarët se s`ka asnjë epidemi, Pipero i ka bërë thirrje atyre të kujdesen nga virozat gripale pasi tashmë kemi hyrë në sezonin e gripit. “Situata është jo vetëm e qetë por edhe nën control. Nuk ka vend për panik dhe për hamendësime por jemi në situatë të vitozave dhe qytetarët duhet të marrin masa për t`u mbrojtur nga gripi” ka shtuar Pipero.
Dyshimet e para për rastet që po shtohen dita ditës ishin për ethe hemoragjike ndërsa banorët ngritën një tjetër shqetësim atë të mbetjeve që digjen në këtë vend. Për këtë asye, autoritet shëndetësore dërguan grupe ekspertësh në terren nga ku rezultoi se nuk ka vend për panik të ndonjë epidemie.