E Diel, 1 Nëntor 2026

Kategoria Superiore, Skënderbeu- Apolonia 1-1

www.albania-sport.com - Skënderbeu shpërdoroi një tjetër mundësi të artë në shtëpi, duke mos shkuar më shumë se barazimi ndaj një Apolonie (1-1), të rrezikuar më shumë se kurrë për të rënë nga Superliga.

Pas një pjesë të parë pa gola, ishte Klodian Asllani ai që ringjalli në minutën e 54-t shpresat e Skënderbeut për të marrë tre pikë të tjera të arta pas fitores në tavolinë me Vllazninë.

Apolonia, që nga ana e saj ka bërë një sezon me dy pamje në kontrast të fortë, falë golit të Kenan Rakipoviç (70’) doli për herë të dytë e pathyer nga Korça, ku në fazën e parë kishte fituar 3-2.

Ndërsa Skënderbeu u ngjit në kuotën e 37 pikëve, Apolonia rrëshqiti në “zonën e vdekjes”, në vendin e parafundit.

Përsa u përket statistikave ky është barazimi i 15-të në 45 ndeshje midis dy ekipeve: 18 fitore Skënderbeu; 12 fitore Apolonia (golat 61-51).


KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 29
21.04.2010, 14:00

Dinamo-Teuta 1-2
Shënues: Ablaye Papa Diop 11’/ Elton Muçollari 17’, Vangjel Mile 69’

Besa-Shkumbini 2-0
Shënues: Bledi Shkëmbi 1’, Vioresin Sinani 57’

Tirana-Laçi 1-2
Shënues: Julian Ahmataj 10’/ Valdano Nimani 44’, Arlind Nora 73’

Kastrioti-Vllaznia 2-0
Shënues: Ivan Babic 62’ (p), Ivan Babiç 86’

Skënderbeu-Apolonia 1-1
Shënues: Klodian Asllani 54’/ Kenan Rakipovic 70’

Gramozi-Flamurtari 1-1
Shënues: Armando Sadiku 6’/ Migen Memelli 81’


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 21 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›