Kategoria Superiore, Tirana- Laçi 1-2

www.albania-sport.com - Tirana komprometoi rëndë shpresat për vendin e dytë në Superligë, teksa ish-kampionët e porsa shkurorëzuar humbën 2-1 me Laçin, pikërisht në një “Qemal Stafa” të përzgjedhur enkas për likuidimin e rivalit befasues.
Mesfushori me përvojë Julian Ahmataj shënoi në minutën e 10-të, duke krijuar përshtypjen e fitores së katërt rresht nën drejtimin e Sulejman Starovës, por Valdano Nimani vendosi ekuilibrat në minutën e 44-të, duke i çuar të barabarta ekipet në dhomat e zhveshjes.
Trajneri i Laçit, Stravri Nica, një prej katër “heroikëve” të pa shkarkuar gjatë këtij sezoni, hodhi në pjesën e dytë kartën “Nora”.
Sulmuesi gjirokastrit ia shpërbleu duke realizuar golin e fitores 2-1 në minutën e 73-të, që mban ende shpresat gjallë për një vend për herë të parë të Laçit në Europë.
Tashmë, me Dinamon kampione, Laçi (45 pikë) i ka të gjitha mundësitë të kapë dhe vendin e dytë, nisur dhe nga fakti, se ndaj Besës (46 pikë) do të luajë në shtëpi.
Kjo ishte fitorja e 5-te e Laçit ne 23 ndeshje historike me Tiranen (13 fitore, 5 barazime).
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 29
21.04.2010, 14:00
Dinamo-Teuta 1-2
Shënues: Ablaye Papa Diop 11’/ Elton Muçollari 17’, Vangjel Mile 69’
Besa-Shkumbini 2-0
Shënues: Bledi Shkëmbi 1’, Vioresin Sinani 57’
Tirana-Laçi 1-2
Shënues: Julian Ahmataj 10’/ Valdano Nimani 44’, Arlind Nora 73’
Kastrioti-Vllaznia 2-0
Shënues: Ivan Babic 62’ (p), Ivan Babiç 86’
Skënderbeu-Apolonia 1-1
Shënues: Klodian Asllani 54’/ Kenan Rakipovic 70’
Gramozi-Flamurtari 1-1
Shënues: Armando Sadiku 6’/ Migen Memelli 81’
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 21 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili