E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kategoria Superiore, Besa-Shkumbini 2-0

www.albania-sport.com - Besa triumfoi për herë të tretë ndaj Shkumbinit në kampionat, por fitorja 2-0 e kavajasve u shoqërua me shumë incidente në shkallët e stadiumit, një tension i pritshëm dhe i paralajmëruar pas ngjarjeve në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Gjatë takimit të ndërprerë disa herë, madje qysh në minutën e dytë, nuk munguan edhe stolat mbi bankinën e revoltuar të peqinasve.

Gjyqtari ndërkombëtar, Sokol Jareci, largoi fillimisht për protestë trajnerin Përparim Daiu, përpara se të dëbonte sekretarin e klubit të Shkumbinit, Astrit Isai.

Peqinasit, që në tribunë kishin dyshen presidenciale Dyrmishi-Ismaili, e bashkë me ta edhe ish-zëvendëstrajnerin e dënuar përjetësisht, Klodian Dervishi, u drejtua në minutat e mbetura nga trajneri i portierëve, Aranit Ballhysa.

Besa shënoi pa kaluar 100 sekonda lojë falë një eurogoli të realizuar nga Bledi Shkëmbi, por trajneri i Shkumbinit, Përparim Daiu protestoi fuqshëm te kryesori Jareci për dhënien e faullit.

Skuadrat u përfshinë në një tension të panevojshëm midis tyre dhe loja u ndërpre për disa minuta, ndërkohë që ultrasit kavajas e tepruan me hedhjen e objekteve në fushë.

Vioresin Sinani shënoi golin e dytë të Besës në minutën e 57-të, përpara se Daniel Xhafaj të gabonte në penalltinë e tij të parë dhe te vetme të gjuajtur prej tij në këtë sezon, çka do t’i jepte edhe kryesimin e golashënuesve të Superligës.

Kjo ishte fitorja e tretë sezonale e Besës, së rikthyer tashmë në vendin e dytë (46 pikë), dhe e 17-ta në 33 ndeshje historike ndaj Shkumbinit (12 fitore, 4 barazime).


KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 29
21.04.2010, 14:00

Dinamo-Teuta 1-2
Shënues: Ablaye Papa Diop 11’/ Elton Muçollari 17’, Vangjel Mile 69’

Besa-Shkumbini 2-0
Shënues: Bledi Shkëmbi 1’, Vioresin Sinani 57’

Tirana-Laçi 1-2
Shënues: Julian Ahmataj 10’/ Valdano Nimani 44’, Arlind Nora 73’

Kastrioti-Vllaznia 2-0
Shënues: Ivan Babic 62’ (p), Ivan Babiç 86’

Skënderbeu-Apolonia 1-1
Shënues: Klodian Asllani 54’/ Kenan Rakipovic 70’

Gramozi-Flamurtari 1-1
Shënues: Armando Sadiku 6’/ Migen Memelli 81’


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 21 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›