Kategoria Superiore, Kastrioti – Vllaznia 2-0

www.albania-sport.com - Kastrioti me fitoren 2-0 në Krujë komplikoi jo pak pozitat e Vllaznisë pas 29 javëve në kampionat, në një ndeshje me shumë grintë dhe atmosferë.
Mesfushori kroat Ivan Babiç ishte sërish heroi i krutanëve të Ramadan Ndreut, me dy gola të tij në pjesën e dytë, të parin nga pika e bardhë (62’) dhe të dytin, katër minuta nga përfundimi i kohës së rregullt.
Vllaznia, pas humbjes në tavolinë me Skënderbeun, pësoi një tjetër humbje shokuese në fushë, ndaj një skuadre të cilën nuk e llogariste aspak si favorite për të fituar takimin.
Me fitoren e së mërkurës, Kastrioti u ngjit në zonën “plejaut”, duke lënë pas Apoloninë dhe Gramozin.
Kjo ishte fitorja e 4-t në 17 ndeshje historike midis dy skuadrave, me Vllazninë të ndalur në kuotën e 9 fitoreve (4 barazime).
Tashmë, Vllaznisë i duhet të fitojë me patjetër Kupën e Shqipërisë në finalen e 9 majit ndaj Besës, për të siguruar një vend në Ligën e Europës.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 29
21.04.2010, 14:00
Dinamo-Teuta 1-2
Shënues: Ablaye Papa Diop 11’/ Elton Muçollari 17’, Vangjel Mile 69’
Besa-Shkumbini 2-0
Shënues: Bledi Shkëmbi 1’, Vioresin Sinani 57’
Tirana-Laçi 1-2
Shënues: Julian Ahmataj 10’/ Valdano Nimani 44’, Arlind Nora 73’
Kastrioti-Vllaznia 2-0
Shënues: Ivan Babic 62’ (p), Ivan Babiç 86’
Skënderbeu-Apolonia 1-1
Shënues: Klodian Asllani 54’/ Kenan Rakipovic 70’
Gramozi-Flamurtari 1-1
Shënues: Armando Sadiku 6’/ Migen Memelli 81’
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 21 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili