Pique mund të mungojë në ‘El Clasico’

Gerard Pique rrezikon të mungojë në përballjen e 10 dhjetorit me Real Madridin në ‘El Clasico’.
Mbrojtësi i Barcelonës u ndëshkua me karton të verdhë në fitoren 4:0 ndaj Rayo Vallecanos të martën mbrëma, kështu që ai automatikisht do të mungojë në ndeshjen e ardhshme për shkak të 5 kartonëve.
Mirëpo, Pique rrezikon të mungojë dy ndeshje, nëse vërtetohet se ai u ndëshkua me qëllim vetëm për të pushuar në duel me Levanten të shtunën, që të jetë gati për ndeshjen me madrilenët.
Kjo do të thoshte se ai mund të mungojë edhe ndaj madrilenëve, në njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit.