Çitaku kërkon materializimin e perspektives evropiane
Zyra për Informim e Ministrisë së Integrimit Evropian bëri të ditur se gjatë samitit ministrja Çitaku ka nënvizuar nevojën e Kosovës për marrëdhëniet kontraktuale me BE-në dhe materializimin e perspektives evropiane, në mes tjerash përmes fillimit të procesit të dialogut për liberalizimin e vizave.
Përveç në samitin “Balkans Scorecard”, ministrja Çitaku ka zhvilluar takime edhe me zëvendëspresidenten e Parlamentit Evropian, Diana Ëallis dhe deputetët e Parlamentit Evropian, Eduard Kukan dhe Ulrike Lunachek.
Gjatë këtyre takimeve të ndara, ministrja Çitaku thuhet se ka njoftuar bashkëbiseduesit për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.
Po ashtu, është diskutuar edhe agjenda evropiane e Kosovës, të arriturat e Kosovës në fushën e liberalizimit të vizave dhe hapja e dialogut, si dhe masat e Qeverisë për adresimin e rekomandimeve të Raportit të Progresit.
Në veçanti, Ministrja Çitaku falënderoj eurodeputeten Lunachek për hartimin e mocionit për rezolutë të fundit për Kosovën nga Parlamenti Evropian, përmes të cilit Parlamenti Evropian ka bërë thirrje pesë vendeve anëtare të BE-së të njohin pavarësinë e Kosovës.
Ndërkaq gjatë ditës së nesërme ministrja Çitaku dhe zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari- Lila do të takojnë edhe komisionerin për Tregti, Karel De Gucht. Po ashtu, po nesër ministrja Çitaku do të zhvilloj takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Holandes, Uri Rosenthal.