E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valentino Rossi largohet nga Ducati për të Yamaha

TIRANE- Piloti italian Valentino Rossi, 33 vjeç, nëntë herë kampion i botës, do të largohet nga Ducati për t'u rikthyer në sezonet 2013 e 2014 të Yamaha, ish-ekipi i tij, bënë te ditur te premten te dy skuderite italiane.

"Është kënaqësi e madhe që Yamaha Motor konfirmon nënshkrimin me Valentino Rossi, i cili do të garojë për Yamaha Factory Racing MotoGP Team në 2013 e 2014", bëri të ditur Yamaha.

"Marrëdhëniet mes Ducati e Valentino Rossi do të perfundojnë në fund të kampionatit 2012 të MotoGP", theksoi nga ana e vet Ducati.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›