Tradita e shkolles shqipe ne mergim

Pothuajse e gjithe tradita e shkolles shqipe lidhet me mergimin. Figurat me te shquara shqiptare ne fusha te ndryshme te shkences artit dhe pedagogjise qe per kushtet e pushtimit te vendlindjes nga turqit apo pushtimet e mehershme dhe deri tek keto ne ditet e sotme u detyruan ta zhvillojne veprimtarine e tyre krijuese dhe pedagogjike jashte kufijve etnik te atdheut dhe me kontributin qe dhane e perfaqesuan memedheun ne levizjen e madhe te Rilindjes Evropiane te shek.XV-XVI.
Nga Shefqet
Dibrani
Pothuajse e gjithe tradita e shkolles shqipe
lidhet me mergimin. Figurat me te shquara shqiptare ne fusha te ndryshme te
shkences artit dhe pedagogjise qe per kushtet e pushtimit te vendlindjes nga
turqit apo pushtimet e mehershme dhe deri tek keto ne ditet e sotme u detyruan
ta zhvillojne veprimtarine e tyre krijuese dhe pedagogjike jashte kufijve etnik
te atdheut dhe me kontributin qe dhane e perfaqesuan memedheun ne levizjen e
madhe te Rilindjes Evropiane te shek.XV-XVI. Nga keta me te njohurit jane
histografet shqiptare Marin Barleti dhe Marin Becikemi ne veprat e te cileve
jepen te dhena mbi edukaten e asaj kohe ne Shqiperi sistemin e saj sidomos
per sa i perket edukimit patriotik ushtarak fizik e moral. Pastaj na jane te
njohur shkencetaret dhe pedagoget e shquar Gjon Gazulli dhe Nikolle L.Tomeu.
Gj.Gazulli rrjedh nga familja me tradita patriotike e Gazujve te Mirdites. Prej
kesaj familje dolen dhe figura te tjera te shquara si Pal dhe Andrea Gazulli
te cilet pervec funksioneve te tjera sherbyen si perfaqesues i Skenderbeut ne
Raguze kurse Pal Gazulli qe dhe mesues e rektor i shkollave te Raguzes. Gjon
Gazulli studimet e larta i beri ne Padove Itali ne degen e filozofise. Nikolle
Leonik Tomeu me origjine nga Durresi lindi ne Venedik ne nje familje arbereshe
qe kishte merguar ne Itali per tu shpetuar ndjekjeve te pushtuesve osmane.
Studimet i beri ne Firence ku pati pedagog Demetrio Kalkondilin u dallua per
zgjuarsi. Per aftesit qe zotronte u emerua profesor e me vone drejtues i
katedres se filozofise ne Universitetin e Padoves. Popullariteti qe kishte
fituar si pedagog terhoqi studente nga disa vende te Evropes ndermjet te
cileve edhe Nikolla Kopernikun 1473-1543. Bashkohesit e tij ne mes te cileve
dhe Erazmi i Roterdamit 1469-1536 e vleresuan shume kontributin e tij ne
fushen e kultures dhe te shkences.
Ne kushtet e pushtimit osman ishte i pamundur zhvillimi i veprimtarise shkencore-kulturore ne tokat e Arberit. N.L.Tomeu ashtu si dhe shume humaniste te tjere shqiptare te merguar si Gjon Gazulli Mikel Maruli Andrea Aleksi etj. e zhvilluan ate ne kuadrin e Levizjes se Rilindjes evropiane jashte atdheut duke dhene keshtu kontribut ne fusha te ndryshme te kesaj levizjeje. Mikel Maruli 1453-1500 pas pushtimit te perandorise bizantine nga turqit u shperngul nga Kostandinopoja vendlindja e tij dhe u vendos ne Itali ku i ndoqi studimet ne Venedik dhe Padove. Ne Padove kreu studimet e larta per filozofi. Per veprimtarin e tij u pranua anetare i Akademise se Napolit.
Kesaj plejade i perkasin edhe shume figura te tjera qe dhane ndihmesat e tyre ne fushen e historise se arsimit dhe te mesimdhenies si Gj.Kadumi Gj.Muzaka M.Artioti etj. Nje nga institucionet arsimore me te vjetra shqiptare jashte vendit e njohur nga bashkekohesit me emrin Scuola degli albanesi Shkolla e shqiptareve e themeluar ne Venedik Venezia-Itali nga te merguarit shqiptare te atyshem rreth viteve 1500-1504. Kjo shkolle ishte kryesisht shkolle zejesh por aty jepeshin dhe njohuri te ndryshme. Prane shkolles funksiononte internati. Shkolla frekuentohej nga femijet e familjeve shqiptare te merguara dhe te vendosura ne Venedik dhe ne Istria. Si tekste mesimi jane perdorur edhe veprat e dy humanisteve shqiptare Marin Becikemi dhe Marin Barleti. I pari ka qene dhe mesues ne kete shkolle. Ndersa shkolla e shqiptareve me vlera historike ne fushen e artit u ndertua me kontributet e bashkevellazerise te te merguarve shqiptare te Venedikut e cila ishte mjaft e organizuar ne ate kohe. Pervec humanisteve qe permendem me lart ne kete bashkevellazeri benin pjese edhe humaniste te tjere si Viktor Karpaci 1455-1525 Mark Bazaiti 1460-1530 dhe Nikolle Leonik Tomeu 1456-1531. Viktor Karpaci punoi si arkitekt dhe skulptor i nderteses te Shkolles se Shqiptareve. Ai stolisi fasadat e saj me basorilieve qe paraqesin aspekte te luftes se popullit shqiptar per liri gjurmet e te cilave kane egzistuar deri vone e qe mund te jene ende edhe sot e kesaj dite. Shkolla e shqiptareve e cila u ngrit per nevojat te mergimtareve tane ne Republiken e Venedikut gjate kohes se veprimtarise se vet prej vitit 1442 deri ne fund te shekullit XVIII jo vetem qe luajti nje rol te rendesishem ne ngitjen e kuadrove nga me te ndryshmet por ajo eshte shquar edhe nga vlerat artistike qe zoteronte godina e saj. Merita te medha ne kete aspekt ka pasur Viktor Karpaci nje piktor shqiptar nga rrethi i Korces i cili pa dyshim qe njeri nder artistet me te shquar te Rilindjes Evropiane. Nen mbikeqyrjen e tij eshte ngritur shkolla dhe jane dekoruar ballina dhe pjesa e brendshme e shkolles se shqiptareve gjate kapercyellit te shekullit XV dhe fillimit te shekullit XVI. Vend te vecante ne opusin shume te pasur te tij zene pikturat qe i beri per shkollen e bashkevellezerve te tij te cilat ruhen ne muzete me te medha te botes.
Si shkolle e shek.XVI Scuola dela albanezi pervec rendesise historike dhe artistike ka dhe rendesi pedagogjike. Mbajtja me kembe e saj per shume kohe deshmon se shqiptaret e merguar duke perbere nje tersi dhe duke qene te organizuar jo vetem qe ndienin nevojen e hapjes se nje institucioni per edukimin e femijeve te tyre por edhe se trashegonin njefare tradite se kishin forca ekonomike organizative dhe kulturore per ta mbajtur ate. Ajo gjithashtu ka vlere te vecante ne drejtim te nivelit te zhvillimit te arsimit profesional te asaj kohe.
Me 20 prill 1711 te shtytur dhe ndihmuar nga Papa shqiptar Klementi XI hapet ne Rome ne kuvend te S.Pietroj Montorio nje kateder per gjuhen shqipe e cila pergatiste misionaret katolik qofshin keta edhe te huaj per te kontribuar vendit tone. Kete iniciative e kane marre mesues e freter shqiptar te perkrahur nga Papa shqiptar Klimenti XI te cilet kane perpiluar gramatikat e para fjalore e perkthime dhe librat e duhur.
Po keshtu poeti pedagogu dhe autori i nje varg tekstesh shkollore Jeronim de Rada 1814-1903 nje kohe te gjate punoi si mesues ne Kolegjin e Shen-Adrianit ne Shen-Miter Korone Itali. Gjate periudhes 1838-1878 De Rada drejtoi gjimnazin klasik Garopoli te Koriliano-Kalabros Itali. Ne saje te perpjekjeve te tij u formua katedra e gjuhes shqipe prane Kolegjit te Shen-Adrianit. Gjate viteve 1849-1852 dhe 1889-1892 De Rada dha aty mesimet e gjuhes shqipe.
Kontribut mjaft te rendesishem qe ze vend me rendesi ne levizjen e arberesheve te Italise ne shek.XIX kryesisht ne fushen e studimeve te gjuhes shqipe si dhe perhapes i doreshkrimeve te shkrimtareve arbereshe eshte padyshim Dhimiter Kamarda 1821-1882. Ky ishte nje gjuhetar i shquar autor i dy varianteve te alfabetit te shqipes problem ky qe shqetsonte te gjithe rilindesit tane. Nje figure tjeter e shqiptareve te ngulitur ne vende tjera eshte Elena Gjika 1829-1888 historiane publiciste nje nga figurat e shquara qe ka kontribuar per Rilindjen tone Kombetare. Ne historine e mendimit pedagogjik shqiptar te shek.XIX Dora dIstria ze vend si grua qe dha mendime per gjuhen letersine dhe historine e Shqiperise dhe qe hartoi projekte per themelimin e institucioneve arsimore e kulturore dhe te nje akademie shqiptare. Kemi te dhena se Panajot Kupitori 1821-1881 ishte nga Hidra mesues i gjuhes shqipe nder arbereshet e Greqise pedagog gjuhetar albanolog. Me iniciativen dhe nen drejtimin e tij u hap nje shkolle nate per arbereshet. Ketu mesimet zhvilloheshin ne gjuhen shqipe. Nje figure tjeter e arberesheve te Greqise eshte Anastas Kullurioti 1830-1887 i cili pasi mori arsimin fillor ne Kulluri Salamine vendlindja e tij te mesmen ne Athine mergoi ne SHBA ku vazhdoi studimet e larta. Anastas Kullurioti udhehiqej nga parimi qe ideja kombetare shqiptare te shtrihet dhe ngul rrenje vetem me anen e mesimit te gjuhes amtare. Me pas botoi gazeten Zeri i Shqiperise dhe mjaft libra me rendesi per kulturen dhe shkollen shqipe.
Shkolle shqipe nder ngulimet shqiptare ne mergim kemi edhe Shkollen Normale te Shoqerise Drita institucion arsimor me profil pedagogjik i themeluar ne Bukuresht me 1892 me iniciativen e shoqerise Drita. Projekti per ngritjen ne Rumani te nje shkolle per pergatitjen e mesuesve shqiptare ishte rezultat i punes se palodhshme te patriotit Nikolla Naco. Ne vitet 80 te shekullit te XIX Rumania kishte filluar per vete organizimin e rrjetit te te ashtuquajturave shkolla normale per pergatitjen e mesuesve te fillores. Duke pasur njohje te gjere ne sferat e larta shoqerore e intelektuale rumune Nacoja siguroi perkrahjen e tyre per hapjen e nje skoli-mesonjetore ne gjuhen shqipe ne Bukuresht. Ne kete kohe kolonia shqiptare ne Rumani ishte shume e madhe. Vetem ne Bukuresht ajo numeronte 3 000 fryme ndersa krahina e Vllahise strehonte ne ate kohe 20 000 shqiptare. Hapja e nje shkolle nga shqiptaret ne mjedisin ku ata banonin ishte kerkese e kohes.
Njoftimi per hapjen e Shkolles Normale te Shoqerise Drita u be nga gazeta Drita me 24 korrik 1892. Nikolla Naco kryetar i shoqerise Drita nenvizonte se eshte hapur nje ...shkolle normale e eper me internat.... Kjo shkolle filloi se punuari me 10 maj 1892 ne Bukuresht ku e kishte qendren dhe vete Shoqeria Drita. Drejtor i shkolles u caktua Nikolla Naco kurse drejtues shkencor-pedagogjik... akademiku rumun Bogdan P.Hazhdeu personalitet shkencor mjaft i njohur ne kete shtet i cili ishte njohes i gjuhes shqipe dhe mik i popullit shqiptar. Shkolla funksiononte mbi bazen e kursit te pare te gjimnazit 4 klase ndiqej nga shqiptare te emigruar dhe rumune konviktore dhe te jashtem. Mesimet jepeshin ne gjuhen shqipe dhe rumune. Si tekste mesimi jane perdorur veprat shqipe te botuara nga shtypshkronja shqiptare ne Bukuresht sic eshte psh. rasti i librit Lecitje Sqipe 1887 kurse mesimi i gramatikes shqipe mbeshtetej ne vepren Gramatika e gjuhes shqipe. Gramatica limbri albaneze tekst te cilin Bogdan P.Hazhdeu e pergatiti posaqerisht per kete shkolle. Te rinjte qe mbaronin kete shkolle fitonin aftesi profesionale per mesues.
Ne kete shkolle mesuan edhe mjafte figura te shquara te letersise kombetare e nder ta edhe Mihail Gramenoja Aleksander Stavre Drenova Asdreni Thoma Avrami Dervish Hima Kristo Luarasi Shahin Kolonja Jani M.Lehova Kosta I.Trebicka Spiro Garo Jashar Erbara Dhimiter Mole Gjergj Xhamoja etj. Pra ne kete shkolle mesuan nxenes te ardhur nga Toskeria Gegeria Kosova kolonite shqiptare etj. te cilet sipas rregullores me te mbaruar shkollen kane borc... te vene me cdo ane qe i dergon qiveri i Shoqerise. Ata do te dergohen me hargcin shpenzimet e Shoqerise mesonjetore ne Shqiperi e Kosove ne kolonite shqiptare Bullgari Serbi Mali i Zi Greqi Rusi Itali dhe Austro-Ungari te hapin skoli shqipe.... Shkolla Normale e Shoqerise Drita u ngrit ne nje periudhe kohe kur nevoja per mesues ndihej e madhe kudo ne vendet e Ballkanit. Shkolla u mbyll me 1899. Ky njoftim merret vesh nga nje leter e Mark Hiles babait te Hil Mosit qe mban daten 9 maj 1899 nga Stambolli.
Nje shkolle tjeter me rendesi nder ngulimet shqiptare te Arbeneshit lagje periferike e qytetit Zara te Dalmacise eshte Shkolla Normale e cila funksionoi ne vitet e para te shek.XX qe ndiqej nga djem dhe vajza te Arbeneshit. Gjuha shqipe ne kete shkolle u fut me kerkesen e banoreve te Arbeneshit qe donin tu mesonin femijeve gjuhen amtare permes mesuesve shqiptare dhe teksteve ne gjuhen shqipe. Ne vitet e para te perfshirjes se gjuhes shqipe ne planin mesimor te kesaj shkolle kete lende e dha Konstantin Shtjefen Gjecovi 1906. Dhena e gjuhes shqipe ketu u zhvillua ne nje atmosfere kontradiktash politike. Ndjekja e mesimit nga dhjetera vajza e djem ndihmoi ne njohjen dhe perpunimin e gjuhes amtare tek arbereshet e kesaj zone ne ate periudhe.
Marre me shkurtime nga libri Virtyte
e Visare qe pritet te dali se shpejti nga shtypi.