Te fshehtat e nje partie

Doreheqja e Fatmir Sejdiut ua fergelloi zemrat te gjitheve. Disave sepse i zuri ca te papergatitur e disave me te rinjeve sepse momenti i shfaqjes dhe sprovimit te fatit ne llotarine e zgjedhjeve u avit aq papritur.Per me teper doreheqja e Sejdiut te perkujton te gjitha doreheqjet e gjertanishme ne te cilat ku me pak e ku me shume kane gisht zyrat e huaja e sidomos ambasadat
Nga Salih Mehmeti
Ne mos per asgje tjeter partia e re e Kurtit do te mbahet mend jo aq per labilitetin e saj te parimeve sesa per talentin e saj te pashoq qe permes nje elokuence te sterholluar fjalesh ti maskoje kompromiset e veta.Plotesimin e formularit per certifikim te penetrimit ne politiken zyrtare ne menyre te rafinuar Albin Kurti e proklamoi si zyrtarizim i nje nisme qytetare.
Kete e beri asisoj qe te tingelloje sa me pranueshem per veshin e qytetareve te cilet ashtu -keshtu jane te velur prej partive te panumerta politike per te cilat edhe vete ambasadori amerikan Dell pat thene se sdallojne njera prej tjetres. Dallimi i vetem formal qe mezi e shquan partine e Kurtit prej partive te tjera politike eshte mjeshteria per tu afishuar si nisme qytetare anipsevete akti i konkurimit per marrjen e pushtetit te presupozon thelbesisht si parti politike.Ne menyren me te paturpshme te mundshme certifikimin Albin Kurti e arsyeton kesisojertifikimi per neve eshte hollesi teknike qe e perdorim ne funksion te projektit tone politik.
Duhet te jesh me te vertete i krisur nese beson se certifikimi eshte thjesht nje hollesi teknike. Jo kot anglezet thone se djalli fshihet prapa hollesirave.Pikerisht ky certifikim qe ata e quajne hollesi teknike eshte pranim elegant i rregullave te lojes te percaktuara nga ata qe dikur Kurti i quante kolonizatore te Kosoves. Se dyti pikerisht ne keto hollesite teknike fshihet korrektimi dhe korruptimi politik i partise se Kurtit.
Ne vazhdim funksionaret e kesaj partie te re qe fatkeqesisht po keqkuptohet si perpjekje per vetevendosje ne diten solemne me rastin e plotesimit te formularit certifikues per konkurim nezgjedhje thane edhe keto Ajo mbetet levizje politike gjitheperfshirese shoqerore dhe qytetare e popullit te Kosoves dhe kombit shqiptar me qellime te qarta programatike per shtetndertimin e Kosoves instalimin e demokracise zbatimin e drejtesise dhe zhvillimin ekonomik te vendit tone. Ne jemi levizje unifikuese e jo parti percarese. Per hir te transparences per te cilen na kane mbete aq shume borxh funksionaret e kesaj partie ambivalente detyrohemi ti zberthejme nje per nje mitet e tyre qe po shiten per konsum te gjere
Edhe pse funksionaret e kesaj partie po thone se nisma e tyre eshte gjithperfshirese ata per habi te te gjitheve nuk na thane se cperfaqesim paskan shtresat shoqerore ne nje nisme e cila jo me larg se 12 qershori i ketij viti nuk numeronte me shume se 40 vete.Te perkujtojme lexuesin se gjithperfshirja e qytetareve ne kete ish-levizje ka shenuar trende spektakulare renie ne fillim te vitit 2006 fytyrat me emblematike te ish Levizjes Vetevendosje ben te ditur faktin se brenda saj ishin regjistruar rreth 15.000 njerez si aktiviste antare apo mbeshtetes. Shifren e naltcekun duhet ta quajmesi minimale per shkak se gjate pese viteve te militimit politik ish-Levizja Vetevendosje duhet ta kete shumefishuar numrin e mbeshtetesve nese jo aktivisteve.Fakti qe asnjehere ata sguxojne ti bejne te njohura shifrat aktuale te numrit te pergjithshem te antaresise eshte shumckathenes. Para se gjithash eshte nje rrefim i kuptueshem i nje deshtimi latent si pasoje e misticizmit te drejtuesve te kesaj levizjeje te cilet gjate tere kohes kane luajtur si orakulli i Delfit ku pergjigjjet jane te dykuptimta per te mos thene te pakuptueshme per shumicen e njerezve.Vlen te ndricohet gjithashtu fakti se partia qe po keqkuptohet si perpjekje per vetevendosje deri me tash nuk i publikoi asnjehere emrat e rinj akademik e elitar qe thuhet se i kane mbushur aradhat e kesaj partie. Nje gje te tille tuten ta bejne sepse perforcimet e tyre ne pjesen me te madhe jane bere me ardhacake nga partite e tjera politike sidomos prej PDK-se.
Kurse pretendimi sekelldises se partia e Kurtit po i futet gares per pushtet e pajisur si mos me mire me nje program shtet-ndertuessado qe eshte nje gjetje e bukur per konsum publik prapseprape ajo nuk e fashit dot te verteten se pushtetezimi i partive politike ne Kosove nuk vie si pasoje e projekteve te tyre shtetndertuese por e gatishmerise se tyre per tu bere pjese e projekteve te qendrave te huaja vendosese per Kosoven.
Me fjale te tjera mistifikimet dhe lojerat e fjaleve per te cilat ka nje talent te rralle Albin Kurti me partine e tij behen vetem sa per ta shperqendruar vemendjen e opinionit publik nga standardet e dyfishta qe i luajne ata.
Partia e tij duhet te kerkoje te falur boterisht qe thirrjet e saj drejtuar qytetareve per bojkotim te zgjedhjeve i ka bere me qellimin meskin qe keta bojkotues nje dite te shnderroheshin ne votuesit e ardhshem te tij. Ja arsyetimi i dikurshem i Kurtit per mos-pjesmarrjen e Levizjes Vetevendosje ne zgjedhje Partite politike ne Kosove jane koncepte dhe organizime demobilizuese. Nje here ne kater vjet ato i thone qytetareve votoni per neve dhe skeni nevoje te brengoseni e te angazhoheni sepse ne ua sjellim energjine elektrike 240 nuk do tju nderprehet uji do tju sigurojme vende pune etj. Prapartite te ne i thone qytetareve qe ta vazhdojne gjumin pervec ne diten e zgjedhjeve kur duhet te votojne per to. Kjo eshte shume dekuruajuese dhe ne kundershtim me vitalitetin qe duhet te sjelle demokracia Burimi Selfdetermination Newsletter Nr. 140 30 mars 2009.
Doreheqja
Doreheqja e Fatmir Sejdiut ua fergelloi zemrat te gjitheve. Disave sepse i zuri ca te papergatitur e disave me te rinjeve sepse momenti i shfaqjes dhe sprovimit te fatit ne llotarine e zgjedhjeve u avit aq papritur.Per me teper doreheqja e Sejdiut te perkujton te gjitha doreheqjet e gjertanishme ne te cilat ku me pak e ku me shume kane gisht zyrat e huaja e sidomos ambasadat.Kete na e vertetojne vazhdimisht edhe politikanet tane kur ne raste te krizave politike thone se jane gjithnje ne konsultim me faktorin nderkombetar. Kjo do te duhej nje cike te korrigjohej per hir te se vertetes politikanet tane nuk konsultohen me nderkombetaret por presin rezultatet dhe udhezimet e metutjeshme te nderkombetareve te cilet konsultohen me njeri tjetrin gjer e gjate per skemat dhe rikonfigurimet e ardhshme. Tanieshte me se e qarte se ky fare rikonfigurimi qe do te pasoje prej ketyre zgjedhjeve behet per hir te sajimit te nje estabilishmenti vendor sa me konsensual me rastin e rinisjes se negociatave te reja me Serbineashtu sic edhe eshte stipuluar ne Rezoluten e fundme te OKB-se.
Drejt barazimit te kukullave
Dosido mbajtja e ketyre zgjedhjeve kurdoqetejete do te ndjelle nje pjesemarrje te shenueshme te zgjedhesve te regjistruar mu per shkak te iluzioneve jo te pakta ne kete nismen e re qytetare te Kurtit. Nje prej arsyetimeve me te preferuara te Kurtit per pjesemarrje ne politiken zyrtare eshte shqetesimi i tij dhe i shokeve ne lidhje me rritjen e deshperimit te madh te qytetareve. Ne te vertete me shume sesa Kurtin kjo gje i shqeteson qendrat e huaja vendosese te cilat prore udhehiqen prej paradigmes stabilitet pa zhvillim sa i perket Kosoves. Parashutimin e Kurtit dhe te partise se tij brenda konjukturave te tyre politike e konsiderojne si antidot ndaj ketij shperthimi te hamendesuar me crast Kurti i cili gezon namin e te qenurit figure eksluzivisht e pakonsumuar ka gjase te arrije edhe nje dhjetevjetesh tjeter te pakten gjer me 2020 te stabilietit pa zhvillim. Pra Kurti tok me shoket e tij ngritjen dhe suksesin ne politike e shohin pikerisht ne profesionin e tyre si menaxhere krizash profesion ky aq i deshirueshem dhe i kerkuar prej seciles qender te huaj qe interferohet brenda Kosoves. Fale ketyre menaxhereve profesionist te krizave rrjedha e ngjarjeve do te percaktohet kurdohere nga jashte dhe sipas udhezimeve nga jashte. Ne kete rast shpjeguese mbetet analiza e Richard Helms drejtor i CIA-s 1966 - 1973 i cili ne nje memorandum te quajtur The political role of the Military in Latin America 1968 thoshte se Juntat ushtarake latino-amerikane ishin te mira per Shtetet e Bashkuara. Ato ishin e vetmja force e afte per ti kontrolluar krizat politike. Ligji dhe rregulli ishin me mire sesa perpjekja e rremujshme per demokraci dhe liri They said what Astonishing es on American democracy power and dissent Jim Hunt 2009 f.7.
E padyshimte eshte qe penetrimi i tyre sdo te sjelle asgje thelbesore ne kuader te krjimit te nje hapesire te re te te menduarit dhe te vepruarit politik pervec qe do te beje garen zgjedhore me interesante sa i perket premtimeve.Disa pelqejne te thone se angazhimi i Kurtit dhe partise se tij ne politiken institucionale do ta gjalleroje konceptin e opozites se nemitur ne Kosove.Ka shume te ngjare qe gjallerimi i opozites do te behet vetem per aq sa jane te interesuara qendrat e huaja vendosese per Kosoven. Fizionomia e partive politike do te jete ajo e shume partive politike te barabarta njera me tjetren pa ndonje epersi te asnjeres e menduar asisoj qe kurdohere qendrat e huaja te kene epersinedhe luksin e te vendosurit ne nje ambient kaotik politik.Kete gje e din boll mire edhe vete Kurti sepse disa heree ka shtjelluarfenomenin e barazimit sasior te partive politike ne menyre qe te jene me lehte te kontrollueshme prej te huajeve ...krejt kjo ne kuader te rrugetimit drejt barazimit te perafert por te pergjithshem te partive kryesore. Ligji i pushtetit suprem e do te kete gje. Diktatura e cila nuk do qe ta perdor dhunen synon qe forcat perfundi saj dhe mbi popullin te jene sa me te barabarta. Natyrisht ne menyre qe sundimi i tyre te jete sa me i lehte dhe sa me i gjateShih me gjeresisht Drejt barazimit te kukullave A.K 25.09.2008. A thua valle cdo tethoshte helbete autori i ketij perkufizimi ne lidhje me te sotmen ku edhe ai vete po konkuron qe te barazohet me kukullat e tjera Nje kukull e re qe barazohet me te vjetrat. Atehere perse duhet te votojme per keto kukulla Fundja ne listen e arsyetimeve qe jepte dikur Kurti per mos-pjesemarrje ne zgjedhje ishte edhe kjo jashte sistemit politik je me politik sesa brenda tij. Brenda sistemit politik ne Kosove behesh disi teknik. E gjithe kjo per shkak se ky sistem politik nuk eshte ne perputhje me vullnetin e popullit qe duhet te jete burim i sovranitetit.
To be continued