E Shtunë, 31 Tetor 2026

Per dashurine e nje profesioni

02-11-2010 / Nga Indro Montanelli

Kujtese per ata qe kane harruar etiken e gazetarise

E di qe shume nga ju jeni te interesuar per gazetarine dhe mjetet e komunikimit. Kete pasion kam nisur ta kultivoj qysh nga gjimnazi kurre me skam dashur te jem tjeter vec gazetar gje qe e deshperoi shume babane tim. Ai si nje drejtor liceu e konsideronte me shume percmim si nje zanat fare te pasigurt. Por gazetaria ka qene deshira e prirja me e madhe e jetes sime. Megjithate sado qe e kam dashur dhe vazhdoj ta dua kete zanat nuk mund ta keshilloj asnje te ri ti futet sot kesaj pune sepse mendoj se gazetaria e ka arritur kulmin e saj.
Do te duhej te transformohej krejtesisht ne nje kuptim qe sdi ta parashikoj. Jam i perfshire nga kujtimet dhe vij nga nje shkolle e caktuar dhe ne kete moshe e kam te veshtire te mendoj dicka ndryshe. Shpresoj qe per ju te kete vend nje transformim teresor nje transformim qe ti kete parasysh faktet e renda qe kane ndodhur ne kohe ndash mes te cilave shume faje dhe devijime te gazetareve ndash futjen e teknologjive te reja te tere permbysjes se zakonit. Gazetaria klasike nga e cila sdo te dija kurre te shkeputem eshte e pamundur te pershtatet. Kur nisa gazetarine rreth 60 vite me pare kishim si arritje teknologjike makinen e shkrimit Olivetti Lettera 22. Faksin sdi ta perdor nje person i dashur merret me kete pune per mua perndryshe sdo te dija as te vendos fleten ne te. Ne gazetaret duhet ti qerojme hesapet me nje armik vdekjeprures. Ne vend se ta luftojme jemi vene ne sherbim te tij ky eshte televizioni.
I kam te njejtat ide me Popper-in televizioni eshte mynxyra me e keqe qe mund te na ndodhte ngase eshte perdorur ne ate menyre qe te jete i tille. Gazetat jane bere megafone te televizionit prandaj gjejme tituj me tete e nente kolona per Pippo Baudo-n apo Parietti-n. Televizioni do te mund te ishte nje instrument i madh i kultures por ne fakt nuk eshte. Por kjo eshte pune per te. Ajo qe eshte pune per ne eshte se kemi zene te behemi megafone te tij duke kopjuar edhe zakonet e tij dhe duke e pranuar supermacine e tij. Italia pervecse e ka perzier seriozen me te dobishmen edhe e ka marre te dobishmen si gjene e vetme serioze.
E ne sbejme tjeter vecse qe pershtatemi me kete duke e tepruar me kete perversionim te zakonit tone. Po ka edhe me keq. Televizioni udhezon dhe i hap rruge protagonizmit qe kur bartet ne gazetari ka efekte katastrofike. Televizioni nxit shtysen e keqe tipike per gazetaret e keqinj kerkimin me cdo kusht te scoop-it. Nese ndokush nga ju do te doje ta ushtroje kete zanat shmangeni tundimin e scoop-it Mos harroni se ajo eshte rruga e shkurter e gomereve. Te ben te mundur te arrish i pari por ne menyre te keqe. Publiku eshte nje kafshe e cuditshme duket si dikush qe kupton pak por mban mend e nese ju luani me besimin e tij kaq e ka edhe puna juaj. Ky besim duhet fituar seriozisht dhe me mund te madh dite per dite. Kjo nuk shpeton nga gabimet por imponon detyrim per te denoncuar vetveten kur e verejme gabimin si dhe ti kerkojme falje lexuesit.
Nese doni te ushtroni kete zanat kujtohuni mire. Eumlshte nje zanat qe kerkon perulesi shume e protagonizmi eshte ne kontrast me kete ligj fondamental. I shoh sot drejtoret e rinj. Jane shume te zotet te kuptohemi jane te moshes mes 40 e 50 vjec do te mund te ishin bijte e mi. Ama nuk qendrojne ne drejtori i kam para syve qendrojne ne zyren e marketingut ngase gjeja themelore e nje gazete eshte e ashtuquajtura audience. Audienca sjell publicitet ngaqe nje gazete nuk duhet vetem te jetoje por duhet edhe te prodhoje para para se gjithash nese deshiron te jete e pavarur. Nje gazete qe duhet ti kerkoje dikujt para eshte pa dashje sherbetor i puneve te tij. Une e kam humbur gazeten Voce ngase sia dola mbane ta bej aktive. Eumlshte audienca ne format e saj me vulgare ajo qe na detyron ta vulgarizojme gazeten e cila per tu shtypur duhet ta rrahe kete rruge. Kjo rruge megjithate nuk con askund.
Ne do te kemi nje gazetari gjithnje e me te keqe sepse eshte gjithnje e me shume ne kerkim te audiences gjithnje e me shume ne kerkim te publicitetit prandaj gjithnje e me shume e gatshme ti permbushe shijet e keqija te publikut ne vend se ti korrigjoje. Te merremi vesh publiku eshte perhere padroni yne nuk mund te shtyhemi me te me gjoks ama duhet te edukohet. Megjithate pa e shfaqur kete sepse ska asgje me te keqe se qendrimi prej mentori. Nuk e di nese gazetaria eshte e zonja ta kryeje nje evolucion ne kete kuptim ama une spo ia shoh shenjat askund. Po te isha 40 vite me i ri do te tentoja perseri te hap nje gazete. Ndokush mund te cuditet tani por une do ta ndiqja rrugen e hapur nga kryearmiku im Ferrara me gazeten lsquoFoglio. Kjo gazete eshte ajo qe duhej te beja une me gazeten Voce e qe spata fuqi dhe mundesi ta beja. Nje gazete qe do tua pershtaste menjehere mjetet e veta cmimeve me pak faqe qe do te mund te bente pa nje pjese te madhe te reklames me gazetare te paguar pak.
Po ne jemi paguar pak ky zanat sbehet per para. Madje nese takoni nje gazetar te pasur mos i zini bese. Gazetaria nuk shpie ne pasuri mund te shpjere ne mireqenie. Une nuk ankohem aspak kam aq sa me duhet per te jetuar mire. Ama gazetari i pasur eshte nje gazetar qe qelbet ngaqe e ka perdorur zanatin per te arritur te tjera objektiva. Nje gazetar qe i nenshtrohet zanatit ndash duke i kerkuar ndjese prokurorit Maddalena ndash do ta pushkatoja. Sic po e shihni spo ju sjell lajme te mira megjithate ne kete pike me duhet tjua them edhe nje gje tjeter. Ka gjasa te kem ushtruar nje zanat te gabuar por nuk jam bere pishman. Mendoj se gazetaria ne Itali e ka kryer nje mision e ka shkeputur kulturen italiane nga fortesat nga kockat e saj mafioze.
Me vjen keq qe po jua kthej kaq keq mikpritjen tuaj ama duhet tju them se gazetaria e ka kryer kete detyre me ngadalesi duke sjelle kulturen ne mes te publikut. Kultura italiane kishte nje nevoje te madhe per kete ngaqe sdi ti flase publikut. Ka nje gjuhe te veten te paperkthyeshme ne gjuhen e perbashket. Ndoshta ju e dini se une skam shume per tu lavderuar ne lidhje me vitin 68 dhe me ate qe ngjau atje ngase ende i bart me vete shenjat dhe gjurmet por shkaqet e largeta te atyre djelmoshave qe me qelluan me disa plumba po ta kisha moshen e tyre ndoshta do ti kisha bashkendare.
Sigurisht qe do te isha larguar sepse menyra se si deshironin ti benin gjerat ishte e gabuar ama dicka kishte aty. Ne rebelimin ne njefare menyre si prej baroni te kuptimit te kultures ka dicka te drejte. Kush nga ju do te deshiroje ta zgjedhe kete zanat le te kujtohet ta zgjedhe padronin e vet lexuesin. Le te vihet ne sherbim te tij dhe le te flase gjuhen e tij jo ate te akademise. Le ta ktheje kulturen e akademise ne mirekuptim. Nguliteni ne koke se kjo ka qene nje nga tradhtite me te renda te bera ne Itali e jane bere shume sosh. A doni deshmi Merreni nje shkrim cfaredo te cilitdo te Italise se lsquo700- shit dhe krahasojeni me faqet e enciklopedise franceze. Faqet e Voltaire-t e DAlembert-it jane te qarta dhe te pastra gjithcka kuptohet. Ne te tjerat skuptohet asgje gjuhe e toguar ireale e princit. Gjuhe e kultures ne sherbim te zoterise qe pastaj eshte bere parti.
Prandaj edhe eshte perkeqesuar ngase ishte me mire ti sherbeje nje duke apo nje kardinali sesa nje partie. Ishte me pak e ulet sado qe ishte e ulet edhe ajo. Kujtohuni se kultura italiane kurre seshte perhapur ajo pak gje qe eshte bere eshte bere nga gazetaria. Nese doni te ushtroni kete zanat ky eshte zotimi qe duhet te keni. Per ta bere ska vuajtje qe mund tju dekurajoje ky zanat eshte shume i bukur. Nuk con askund ama eshte shume i bukur. Gazetaria behet per gazetari dhe per asnje gje tjeter.

Ky eshte fjalimi i fundit i nje prej gazetareve me te medhenj italiane i mbajtur ne Universitetin e Torinos ne vitin 1997. Teksti i pabotuar ndonjehere nje leksion gazetarie u publikua ne faqet e gazetes La Stampa ne 100-vjetorin e lindjes se Montanellit.

Pergatiti Lavdrim Lita

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›