E Shtunë, 31 Tetor 2026

Struktura e re, shkurtohen 67 punonjës të Bashkisë

24/11/2011  Sejdini: Shkurtimet për mungesë fondesh nga të ardhurat

ELBASAN- Për shkak të shkurtimit të fondeve, shkrirjes së KRRT dhe uljes së të ardhurave Bashkia Elbasan është detyruar të shkurtojë 67 punonjës. Strukturat më të prekura janë shërbimet publike dhe strukturat e tjera vartëse. Dalja në pension e 20 personave uli numrin e shkurtimeve të propozuara në Këshillin Bashkiak. Komisioni i Ekonomisë nëpërmjet kryetarit Arben Poroçani ka deklaruar se është diskutuar gjatë për strukturën e re dhe shkurtimet, të cilat janë të varura nga të ardhurat e bashkisë për vitin 2012. Ai tha se janë zbatuar vendimet e Këshillit të Ministrave dhe performanca e administratës vendore. Kreu i Bashkisë, Qazim Sejdini, tha se shkurtimet për shkak të buxhetit të Bashkisë. Duke iu përgjigjur pyetjeve kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini, tha se shkurtimet nuk vijnë nga fryrja e bashkisë, pasi shumica e pozicioneve shoqërohen nga vendime të Këshillit të Ministrave, por nga shkurtimi i buxhetit dhe sidomos i të ardhurave nga shkrirja e KRRT apo kriza ekonomike. “Bashkia ka 1 500 000 mijë më pak për vitin 2012 nga shkrirja e KRRT. Nuk do kemi më 3% të lejeve të ndërtimit. Nuk morëm 80 milionë lekë nga ALUIZNI. Kështu që nga një buxhet prej 12 miliardë lekë të reja ky buxhet sivjet mund të shkojë 8 miliardë lekë”, tha Sejdini. L. Lleshi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›