Topi shpallet “Qytetar Nderi” në Burrel
24/11/2011 Vizita në Mat
Presidenti Topi i bëri apel sërish politikës për bashkëpunim dhe unitet mes pushtetit qendror dhe atij vendor me qëllim realizimin e integrimit të vendit në familjen europiane. Gjatë vizitës së tij të djeshme në qytetin e Burrelit Topi theksoi se duhet marrë shembull nga mirëkuptimi mes këshilltarëve të majtë e të djathte në qytetin e Burrelit. Gjatë aktivitetit të zhvilluar pallatin e kulturës së këtij qyteti kreut të shtetit i është dhënë titulli “Qytetar Nderi” i Burrelit nga këshilli bashkiak i këtij qyteti me motivacionin: “Si intelektual i shquar, mbartës i vlerave qytetare të trevës që e lindi, shtetar i ekuilibruar, korrekt e i paanshëm dhe për dashamirësinë e treguar për Matin dhe matianët.” I entuziazmuar nga pritja në qytetin e Burrelit, Topi theksoi se tradita e mikpritjes është një tipar jo vetëm i trevës se Matit, por karakteristike për të gjithë vendin. “Dëshiroj që nga ky mjedis të japë edhe një mesazh, një mesazh që i kalon kufijtë e këtij auditori të nderuar. Ky është një mesazh për të gjithë. Është mesazhi i unitetit, i komunikimit, mesazhi i vlerave njerëzore, që është në zemrën e çdo shqiptari, pavarësisht bindjeve politike. Të gjithë duhet të punojmë së bashku, duhet të punojmë për Shqipërinë, pavarësisht se dikush jeton në Burrel, jeton në Tiranë, në Konispol, në Vermosh, në Shkodër, në Korçë, në Vlorë, në Dibër. Të gjithë së bashku duhet të kontribuojmë për Shqipërinë, ta forcojmë Shqipërinë, ta bëjmë atë dinjitoze për të qenë realisht në standardet e familjes evropiane”, - deklaroi Presidenti Topi.