E Diel, 1 Nëntor 2026

Piramida, PS ankimon ligjin në Gjykatën Kushtetuese

Partia Socialiste ka ankimuar sot në Gjykatën Kushtetuese ligjin për shembjen e Piramidës dhe ngritjen e kompleksit të ri parlamentar.
 

Depozitimi i ankesës për ligjin në fjalë është bërë sot nga deputeti socialist Taulant Balla i cili në një prononcim për mediat e cilësoi këtë ligj i cili u miratua kohë më parë nga Kuvendi si antikushtetues. Sipas tij, një ligj i tillë bie ndesh me Kushtetutën e vendit, e si i tillë nuk mund të gjejë zbatim.
 

Ankimimi i ligjit në Kushtetuese për mos shembjen e Piramidës u hartua nga 2/5 e deputetëve të Partisë Socialiste ndërsa deputeti Tauland Balla në emër të PS-së ka kërkuar sot marrjen në shqyrtim nga Kushtetuesja të këtij ankimimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›