E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli i Metës: Gjithëpërfshirje për reformat e rëndësishme

Kreu i LSI Ilir Meta i ka bërë apel politikës shqiptare për një proces gjithpërfshirës për miratimin e 16 ligjeve të rëndësishme për integrimin e vendit.
 

Në një konferencë për shtyp Meta ka kërkuar angazhimin e të gjitha forcave politike për të përmbushur 12 rekomandimet e KE-së në mënyrë  me qëllim arritjen e një momenti pozitiv gjatë dy muajve të ardhshëm ku do të merret edhe vendimi për Shqipërinë.

Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka ftuar gjithashtu forcat politike që me sesionin e ri parlamentar të ngrihet me urgjencë komisioni për reformën zgjedhore dhe më tej të miratohet paketa e ligjeve që kërkon shumicë të cilësuar si kusht për integrimin e vendit në BE.

“Me nisjen e sesionit të ri parlamentar duhet të ngrihet edhe një komision parlamentar i cili do të angazhohet në përmbushjen e reformave si dhe të miratohen edhe ligjet me shumicë të miratuar, pasi paketa prej 16 ligjesh është e gatshme dhe pret vetëm miratimin. LSI-ja i bën apel forcave politike që të bashkëpunojnë pasi me një vullnet pozitiv dhe angazhim të përbashkët mes mazhorancës dhe opozitës do të hedhim një hap pozitiv për integrimin e vendit në Bashkimin Europian” ka theksuar Meta.

Ndër të tjera në deklaratën për shtyp Meta i ka bërë sërish apel opozitës për reformën zgjedhore, ku palët duhet të ulen për të nisur punën.  Sipas tij LSI ka bërë publik me kohë qëndrimin e saj dhe ka pranuar se ai është një kod problematik. “Ne kemi vërejtjet tona, demokracia është proces, por ne morëm pjesë në zgjedhje, pavarësisht se nuk na pëlqente kodi”- ka shtuar Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›