Piramida, busti i Azem Hajdarit para parlamentit të ri
TIRANE-Parlamenti i ri do të ketë përpara sheshit bustin e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari. Në mbledhjen e djeshme qeveria mori vendimin që në krah të kompleksit të ri parlamentar të vendoset busti i Heroit të Demokracisë. Një propozim i tillë është bërë nga ministri i Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferaj, shkruan sot e perditshmja, Gazeta Shqiptare.
“Këshilli i Ministrave vendosi: Ngritjen e monumentit të Heroit të Demokracisë dhe Pluralizmit, Azem Hajdari në parkun midis godinës së Kryeministrisë dhe lumit Lana, me shikim nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, pranë ndërtesës së parlamentit të ri”, thuhet në këtë vendim. Gjithashtu është vendosur që efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi të përballohen nga buxheti i shtetit për vitin 2011, miratuar për Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve Publike dhe Transportit për zbatimin e këtij vendimi.
Kuvendi i Shqipërisë prej ditësh ka shpallur 12 projektet për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar, por se në të nuk është parashikuar ndërtimi i ndonjë monumenti apo memoriali. Kompleksi i ri parlamentar do të ndërtohej në krah të selisë së Kryeministrisë, aty ku ndodhet aktualisht “Piramida”.
Qeveria ka vendosur që ta shembë këtë godinë, me qëllim ndërtimin e kësaj ndërtese parlamentare. Ndërtimi i saj parashikohet të bëhet përpara 28 nëntorit 2012. Qeveria ka parashikuar që në festën për 100-vjetorin e Pavarësisë në Shqipëri të inaugurohet një parlament i ri.
Në sheshin përpara “Taivan”-it, qeveria pretendonte se e kishte brenda të gjitha rregullave vendosjen e një monumenti të tillë, porse Bashkia e Tiranës i cilësonte jo të rregullta procedurat, pasi leja për vendosjen e një objekti të tillë merret nga këshilli bashkiak. Edhe pse busti i Heroit të Demokracisë është gati prej dy vitesh, memoriali nuk është vendosur në sheshin e Parkut Rinia.
Qeveria siç duket, për t’u dhënë fund përplasjeve me Bashkinë e Tiranës, ka vendosur që ky monument të vendoset në territorin e ri të parlamentit shqiptar.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)