Piramida e Korces, e shtrire dhe ne Tirane
KORCE - Huadhenia ne shuma te medha, qe ka hijen e nje skeme piramidale me iniciatore dy biznesmene korcare, zgjerohet edhe ne rrethe te tjera te vendit. Publikimi i ankesave te disa qytetareve korcare per nje rast te mundshem te nje firme piramidale nga biznesmenet Jani Lluka dhe Ilia Nikolla, ka sjelle reagime edhe te qytetare te tjere. Ata deklaronin dje se u kane besuar kursimet e tyre ketyre dy pronareve te nje firme prodhimi konfeksionesh "Inter Konfeksion", ne forme fajdeje me interes 12 per qind ne muaj, ose 144 per qind ne vit. Nga ana e gjykates, por edhe policise vendore dhe vete qytetareve qe ndihen te mashtruar, pohohet per nje numer 30 deri 100 persona, qe kane rene pre e mashtrimit per te nxjerre interesa te larta fitimi me fajde.
Menjehere pas berjes publike te kesaj huamarrjeje masive, qe duket se ka funksionimin e nje skeme piramidale, jane shfaqur persona edhe nga rrethe te tjera te vendit, qe pretendojne se kane dhene para me fajde te keta dy biznesmene. Nje zyrtar i policise vendore te Korces, tha se "te paken dy qytetare nga Tirana kane kerkuar qe te terheqin parate e tyre te dhena me fajde te keta biznesmene". Sipas ketij zyrtari te policise, keta huadhenes nga Tirana jane persona te njohur dhe po bejne perpjekje qe te rimarrin parate jo me kallezime per ndjekje penale e padi ne gjykate, por nepermjet influencave te tyre. I njejti burim shtoi se eshte ne dijeni qe dy biznesmenet korcare kane mashtruar jo vetem banore te qytetit te Korces dhe fshatrave te ketij rrethi, por edhe ne Sarande apo Tirane.
Permasat qe ka kjo forme huadhenieje me interesa te larta fitimi ende nuk dihen saktesisht, pasi nje pjese e personave qe kane dhene para ende qendrojne ne pritje dhe per shkaqe te ndryshme nuk identifikohen. Aktualisht, jane proceset e hapura gjyqesore ne Gjykaten e Rrethit ne Korce, ato qe jane prova se nuk jane te paret qytetaret korcare qe kane dhene shuma te medha ne forme fajdeje te keta biznesmene. Por keshtu, edhe ne Prokurorine e Rrethit jane depozituar kallezime per ndjekje penale ndaj biznesmeneve Jani Lluka dhe Ilia Nikolla, me synimin e te demtuarve qe te gjenden se ku kane shkuar parate e tyre. Drejtori i Policise se Korces, Emri Vata, tha dje se "ne policine vendore ende nuk ka ndonje denoncim nga huadhenesit", por, sipas tij, me ankesen me te pare te ndonje qytetari ne polici, do te vihet ne levizje sektori kunder krimit ekonomik e financiar.
HUAMARRESI: "Nuk jam firme piramidale:
Nje prej biznesmeneve huamarres, Jani Lluka, deklaroi dje se aktivitetin e tij e ka ne rregull dhe nuk eshte kthyer ne nje firme piramidale. I kontaktuar ne linje telefonike, duke thene se ndodhej ne Tirane, Lluka u shpreh se "i ka punonjesit e rrobaqepesise ne pune" dhe se "e vazhdon normalisht aktivitetin". Lluka pranoi se ka marre kredi edhe nga bankat, por, sipas tij, u eshte pergjigjur rregullisht detyrimeve per shlyerjen e kesteve te tyre. Lluka ka folur dhe lidhur me pretendimin e disa qytetareve korcare se u ka marre borxhe si me dokumente noteriale, dokumente me firme nga te dy palet, apo edhe ne marreveshje gojore dhe se nuk u ka kthyer fitimet 12% ne muaj si dhe parate e kapitalit fillestar. Sipas Llukes, jane vetem disa persona qe u ka borxhe. "Jane shpifje te nje personi te vetem, ato qe jane ngritur kander meje", deklaroi Lluka, duke nenkuptuar huadhenesin Vasillaq Cerveni. Por, i pyetur se jane dhe disa qytetare te tjere qe kane ngritur padi dhe kerkojne kthimin e shumave te parave borxh, Lluka shprehet se "edhe keta jane shoke te personit qe shpif". Biznesmeni shton se eshte i hapur te qartesoje poziten e tij perballe ankesave ne rritje te qytetareve qe i kane dhene hua shuma te medha parash, duke theksuar se kjo forme huamarrjeje qe mesohet se ka funksionuar per me shume se pese vite, nuk eshte nje skeme piramidale. G.Ashimi
TATIMORET: "E kemi mbyllur aktivitetin e firmes"
Nga dega e Tatimeve ne Korce, deklarohet zyrtarisht se eshte mbyllur aktiviteti i firmes private te prodhimit te konfeksioneve "Inter konfeksion kompani". Sipas tyre, kjo eshte bere per shkak se ajo nuk eshte pergjigjur per disa vite detyrimeve. Ilir Frasheri, kryetar i Deges se Tatim-Taksave ne rrethin e Korces, pohon se "e kane mbyllur aktivitetin e firmes se prodhimit te konfeksioneve "Inter konfeksion kompani", pasi qe nga viti i kaluar e ne muajt e ketij viti nuk kane paguar asnje detyrim tatimor si subjekt i biznesit te madh. Ai shtoi se kjo firme ka edhe detyrime te tjera te prapambetura, dhe per kete eshte vendosur qe nga ana e tatimoreve te mbyllet aktiviteti.
Huadhenesi: Me kercenojne me mesazh
Ndihma per sensibilizim te ketij rasti, qe ka kerkuar banori i Korces, Vasillaq Cerveni, ka shkaktuar reagime te shumta ne opinionin korcar per kete lloj skeme piramidale, qe perflitej prej kohesh per funksionimin e saj. Por, vec kesaj, Cerveni ka bere dje te ditur se eshte perballur me reagimin kercenues te njerit prej biznesmeneve. Huadhenesi qe ka ndermarre iniciativen per te denoncuar edhe publikisht kete huadhenie me permasa te medha, thote se ka marre nje mesazh kercenues nga biznesmeni Jani Kulla. Ai tregoi celularin e tij ku nje person me emrin Jani, rreth ores 23:06 te dites se marte, i ka nisur mesazhin me tekstin "largohuni urgjentisht nga Shqiperia". Cerveni tha se i eshte drejtuar policise lokale me nje tjeter denoncim, pasi eshte ndier i kercenuar me kete mesazh dhe ka dashur te sinjalizoje per te parandaluar cdo te papritur, qe, sipas tij, mund t'i vije nga ana e Jani Llukes.
"Nuk donim kthimin e firmave piramidale"
Mjeku Isuf Salice, eshte nje prej huadhenesve te parave dy biznesmeneve, Jani Lluka dhe Ilia Nikolla. Nje nga nismetaret per krijimin e deges se Partise Demokratike dhe kryetar i saj pak vite me pare, mjeku Salice tregon se qe nga viti 2006 ka dhene ne forme huaje me interes te larte fitimi 500 mije leke te reja dhe 1300 euro. Por, vijon ai, qe nga qershori i vitit te kaluar nuk ka marre interesat. Mjeku qe aktualisht ka nje klinike terapie dhe riaftesimi, thote se ndihet i mashtruar nga kjo forme huadhenieje. "Nga ana e tyre, dy biznesmenet nuk jane treguar korrekte me premtimet e tyre. I kam paralajmeruar se do t'i padisja ne gjykate, por, sic duket, i jane trembur kesaj dhe me kane shtyre afatin e kthimit te parave me kerkesen qe te mos i drejtohesha gjykates". Salice shton se, "pasi u terhoqa tre here nga padia per shkak te ketyre premtimeve, vendosa te kerkoj te drejten time ne organin e drejtesise". Mjeku kujton se "ne e dime se cfare ka ndodhur me firmat piramidale para me shume se 10 viteve dhe nuk doja kurrsesi qe te ngjallnim nje tjeter firme piramidale". Mjeku pohon edhe se "per mua, kjo firme e prodhimit te konfeksioneve ka funksionuar si firme piramidale". "Prandaj, vijon ai, tani kerkoj nga organet e drejtesise qe jo vetem te nxjerrin ku kane shkuar parate tona, por edhe te parandalohet kjo dukuri shkaterruese per ekonomite e njerezve".
Personat me procese gjyqesore me shtetasit e paditur Jani Lluka dhe Ilia Nikolla
1. Vasillaq Cerveni
2. Isuf Salice
3. Arqile Ruco (me vendim gjykate per kthimin e shumes 11400 USD)
4. Arjan Terolli
5. Vladimir Andoni
6. Iljaz Floqi
7. Sotiraq Cipi
8. Thimaq Cerveni
9. Vangjush Dishnica
10. Pandush Andoni
Me ankesa:
11. Gjergji Caca
12. Refat Bardhi
13. Dylber Hoxha
14. Perparim Hyseni
15. Sotiraq Xhambazi
16. Pirro Bimbli
17. Romeo Zallemi