E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta-Rama, "divorc" ne gjykate

Kreu i LSI-se, Ilir Meta, finalizon ndarjen ne menyre perfundimtare nga "Koalicioni Bashke per te Ardhmen". Keshtu, duke i kerkuar Gjykates se Tiranes njohjen juridike te koalicionit "E majta per Integrim", Levizja Socialiste per Integrim mbyll njehere e mire bashkepunimin me Partine Socialiste, duke legalizuar ne kete menyre percarjen e koalicionit te vjeter. Me date 21 shkurt, kryetari i LSI-se, Meta, i drejtoi nje kerkese Gjykates se kryeqytetit, e cila eshte pranuar nga zyra e regjistrimit te partive politike dhe ka ne qender kerkesen per njohjen juridike nga togat e zeza te nje grupimi te ri politik. Gjithashtu, ne kete dokumentacion, i dorezuar prane kesaj gjykate nga sekretarja organizative e LSI, Brizida Gjikondi, eshte e theksuar qartesisht qe koalicioni do te njihet me emrin "E majta per Integrim". Pas procedures se njohur si shorti, kerkesa e cilesuar si civile pret radhen te shqyrtohet keto dite nga gjyqtari Artur Gaxhi. Po sipas ketyre procedurave, mendohet qe me date 26 mars te merret vendimi mbi kete ceshtje.
Vetem dy dite me pare, kryesocialisti Edi Rama i drejtoi nje ftese per rikthim Levizjes Socialiste per Integrim. Por, me sa duket, se nje perpjekje e tille ka deshtuar me te gjitha menyrat. Veprimi i radhes i ndermarre nga kryetari i LSI-se, Meta, shpreh qarte se kjo parti nuk ve me ne diskutim vendimin e marre prej disa ditesh, ate te nje shkeputjeje perfundimtare nga koalicioni i majte, i drejtuar nga Edi Rama, ne te cilin bente pjese prej kohesh. Nderkohe, pas ketyre zhvillimeve, mund te thuhet se tashme ka marre fund epoka e drejtimit te koalicionit te gjere te se majtes, nen siglen "Bashke per te ardhmen", me ne krye Edi Ramen. Njekohesisht, tashme i hapet rruga krijimit te nje koalicioni te ri, po ne gjirin e majte, nen siglen "E majta per Integrim", por ne kete rast e drejtuar nga kryetari i LSI-se. Koalicioni me i ri "E majta per Integrim" pritet te mbledhe brenda tij edhe parti te tjera te se majtes, te cilat realisht kane shprehur kundershtine e tyre lidhur me paktin mes dy partive te medha per reformen zgjedhore, konkretisht, behet fjale per Partine Aleanca Demokratike dhe ajo Demokracia Sociale.
Kerkesa
"Me date 21 shkurt ne vijimesi te deklarates se kryetarit te LSI, zotit Ilir Meta dhe Kryesise se partise u protokollua prane Gjykates Tirane kerkesa per te regjistruar ligjerisht subjektin politik koalicioni e "Majta per Integrim". Konform shortit ligjor kjo ceshtje u percaktua marrja ne administrim gjyqesor nga gjyqtari Artur Gaxhi. Seanca e pare eshte caktuar me date 26.03.2008".
Perberja
"Ne kete grupim politik do te bejne pjese jo vetem perfaqesues te partive dhe sferave politike, por dhe personalitete te fushave ndryshme, deputete, te zgjedhur vendore te cdo hierarkie si dhe cdo shqiptar ose shqiptare qe do te gjej aspiratat e veta ne Platformen, Statutin dhe Programin e ketij formacioni politik, i cili, ashtu sic ka dhe emrin pa ekuivok, i perket te majtes shqiptare ne teresi".
Divorci
Levizja Socialiste per Integrim shkeputet ne menyre perfundimtare nga koalicioni i drejtuar prej kryesocialistit Edi Rama, ne te cilin bente pjese prej kohesh. Ne kete menyre, merr fund epoka e drejtimit te koalicionit te gjere te se majtes, "Bashke per te ardhmen" dhe i hapet rruga krijimit te nje koalicioni te ri, nen titullin "E majta per Integrim", po ne gjirin e kampit te majte politik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›