E Diel, 1 Nëntor 2026

Arti i luftes ne paqe i Gjeneralit Sun Tzu

26-10-2010 / Gazeta 55

Emri i tij i vertete ishte Sou Vou dhe lindi ne Lii An te mbreterise Chi sot quhet Huming i krahines Shangtong. Nuk dihet me saktesi dita dhe viti i lindjes por thuhet se u lind ne mesin e shekullit te 6 para eres sone. Shkroi librin e famshem Arti i Luftes i cili perbehet nga 13 kapituj. Sipas kronikanit te njohur Sou Ma Cien ky liber ishte arsyeja qe terhoqi vemendjen e mbretit Ho Lou i cili i ngarkoi ne vazhdim drejtimin e ushtrise se mbreterise se tij. Per shume vite me radhe ushtria e ketij mbretit fitonte vazhdimisht ndaj kundershtareve te perhershem por gjate ketyre lufterave vdiq edhe Gjenerali Sun Tzu. Edhe vete mbreti vdiq rreth vitit 496 para eres sone. Ata qe trasheguan Sun Tzune ndoqen keshillat e librit te tij dhe si rezultat vazhduan te kishin suksese. Me vone udhezimet e tij filluan te harrohen e te nenvleresohen dhe keshtu erdhi edhe humbja e mbreterise Vou dhe shteti u shperbe.
Sun Tzu e kishte permbledhur te gjithe diturine e tij ne librin Arti i Luftes. Eumlshte nje liber i vogel qe perbehet nga 13 kapituj. Nepermes ketij teksti Gjenerali i madh shpjegon sekretet e luftes me nje menyre te thjeshte dhe te qarte por edhe shume te ngjeshur gjithashtu. Ne te gjitha idete e tij duket kuptimi qendror qe nuk eshte tjeter pervecse qellimi per te shmangur luften dhe ne pergjithesi qe te arrije te jete i suksesshem pa u nevojitur te perleshet. Thote se ne te vertete lufta sjell pasoja shkaterruese dhe shume me teper luftrat shumevjecare. Cdo lider ushtarak na thote Sun Tzu nese do te fitoje duhet te perdore dinakerine duhet te njohe shume mire te gjithe faktoret qe influencojne cdo situate. Keto faktore jane qellimi i misionit te tij gjendja e ushtrise fuqia e ushtrise se armikut terreni moti dhe koha e disponueshme. Tek te gjithe keta faktore duhet te kete nje vleresim objektiv dhe te mos influencohet nga opinionet e ndryshme me rregulla stereotipe. Ne cdo rast duhet te funksionoje sipas elementeve qe ka perpara. Gjithashtu duhet te shmange veprimet e influencuara nga ndjenjat e ndryshme duhet te kete nje mendje gjithmone te qete dhe nje vleresim te qendrueshem. Mos te zemerohet pa keqardhje apo turp pa hakmarrje akoma dhe pa entuziazem. Gjithmone ne cdo mision tu jape rendesine me te madhe manovrimeve dhe kurtheve befasise dhe levizjeve te rrufeshme kur ti jepet mundesia. Nese nuk ka shume mundesi per te fituar eshte me mire te braktise luften. Thekson gjithmone kete pjese te teksti te tij Gjenerali i mire fiton pa u perleshur fare. Vetem kur te mos kemi asnje shprese per te marre nje fitore te tille vetem atehere jemi te detyruar te perplasemi detyrimisht. Nese perfundimisht do te vendoset per lufte atehere dy jane menyrat qe duhet te veprojne trupat. Menyra e pare eshte sulmimi i menjehershem qe quhet sulm i perballshem dhe eshte Forca Cheng. Menyra e dyte eshte afrimi dinak. Atehere kur armiku nuk e pret. Keshilla e Sun Tzu eshte te perdoret sidomos menyra e dyte Forca e se ciles quhet Chi. Sun Tzu eshte gjenerali i pare qe sistemoi Teknikat e Strategjise duke futur ne te gjithashtu edhe filozofi Taoiste. Keto keshilla te Sun Tzu jane baza e stervitjes e te gjithe trupave ushtarake ashtu si edhe te atyre qe jane drejtues per cdo lloj aksioni njerezor. Dhe pikerisht aty gjendet edhe vlera e tij me e madhe pasi ne kete menyre ky liber behet diakronik i perhershem. Nje veper qe u shkrua 2 500 vite me pare dhe eshte nje udhezues per njeriun e sotem dhe per shumicen e situatave te qyteterimeve. Jane te shumte ata qe e kane si nje shembull strategjie efektive si shembull ushtarak por edhe njerez te letrave dhe te Shkencave Bashkekohore. Sun Tzu arriti te fitonte ate qe te tjere e quanin krejt te pamundur te arrihej. Nje fakt i njohur eshte kur u kritikua nga gjeneralet e tjere atehere kur gjendej ne terren inferior dhe i nevojiteshin per diten tjeter mbi 2 000 shigjeta te cilat nuk i kishte. Atehere Sun Tzu dergoi naten dy anije te mbushura me kashte te lundronin ne lumin qe kishin afer kunder armikut. Armiqte te cilet kujtuan se po i sulmonin naten qelluan dhe i mbushen varkat me shigjeta te cilat i mblodhen ushtaret e Sun Tzu dhe ia dorezuan gjeneralit te tyre qe nga ana e vet ua dha gjeneraleve te tjere duke u thene se asgje nuk ishte e pamundur.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›