E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piramida-nusë Olta Xhaçka, s’i shmang dot politikat e kompleksuara që paraqet Edi Rama

Olta Xhaçka shfaqet gjithmonë e shqetësuar në media. Demonstrimi i sjelljeve të pa vetëdijshme dhe impulsive i janë bërë normale tashmë. Ajo me të drejtë mund të shfryjë nëpërmjet deklaratave emocionale, pasi gjatë një deklarate për shtyp i ndodh shpesh herë që t’i vonohen përtej çdo imagjinate operatorët, njëherë tjetër e bezdisin pyetjet e tepruara të gazetarëve, ndërsa në një moment tejet të paprecedentë, Xhaçka u kërkon gazetarëve të ulin mikrofonat, pasi sipas saj janë shumë të ngritur dhe për të, përbëjnë shqetësim, pasi janë, gati-gati duke e penguar që të mbajë ligjëratën. Daljet në media janë bërë të ditës tashmë për Oltën. Ajo është e detyruar të mbrojë kauzën ylberiste, atë të hapjes së kutive, pavarësisht se askush më shumë se Olta, nuk është i vetëdijshëm mbi rregullat ligjore dhe rreziqet që mbart një qëndrim i tillë. Besimi i Edi Ramës te e sapodiplomuara me fonde të dyshimta dhe favorizimi në listën e kandidatëve për deputetë, pasi u rendit në qarkun e Korçës, ndër emrat e para, tregon qartë për reciprocitetin e trashëguar të relatave që nga ato familjare të Oltës me Edvinin deri tek edhe personale. Sjellja tipike tendencioze e Partisë Socialiste për të fshehur ambicien e saj manipulative të cilën e aplikoi më së miri gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit, me përvetësimin e mijëra votave të LSI, e ka bërë rrugë tashmë që pas çdo deklarate të mazhorancës të akuzojë përfaqësuesit e LSI. Deputetja e pamandatuar dhe që në mënyrë permanente rrezikon djegien e atij statusi të fituar më 28 qershor, Olta Xhaçka, vazhdon të bëjë zëdhënësen e bindur të Edvinit, që të sulmojë fuqishëm një forcë politike, pavarësisht se të cilën ka tentuar për vite me radhë ta asgjësojë politikisht, vetëm e vetëm që të shpërqendrohet vëmendja nga ai përvetësim galopant i votave të LSI drejt PS.  Ndaj edhe shqetësimi i Oltës për mikrofonat e gazetarëve është i justifikueshëm! Ata po i afrohen aq shumë saqë asaj i duket vetja si aktore e ndonjë prej filmave “red”. Ajo shqetësohet se mos ndoshta nuk do të kryejë siç duhet aktin kamikaz të Edvin Kristaq Ramës drejt përfaqësuesve të mazhorancës, me kërkesën ultimative, atë të hapjes së kutive. Por, megjithatë, thirrjet e hajdutit “kapeni hajdutin” nuk kanë ndonjë impakt kush e di se çfarë, përderisa për çështjen për të cilën PS ka ngrirë komunikimin institucional janë shprehur organet e vlerësimit të votës si ato ndërkombëtare ashtu edhe ato të vendit. Problemi aktual është se si do ta zgjidhë Olta ngritjen e mikrofonave, të cilët siç duket po e pengojnë gjithmonë e më tepër që të referojë ligjëratën ditore politike. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›