E Diel, 1 Nëntor 2026

BE bën thirrje për dialog, trashëgimtarët e nomenklaturës paralajmërojnë shtrirjen e reaksionit haxhiqamilist

PS vazhdon të spekulojë - shprehet e gatshme për dialog, por nuk jep afat se kur do të hyjë në parlamentPartia Socialiste nuk heq dorë nga insuancat politike se është e gatshme për dialog me mazhorancën. është bërë rrugë tashmë. Përfaqësuesit e selisë ylberiste, në çdo dalje për mediat, konfirmojnë gatishmërinë për rrugën e dialogut, por askush nuk jep një përgjigje të saktë se kur do të hyjë PS-ja në parlament, në mënyrë që të rifillojë debati konstruktiv. Deklaratat politike të lëshuara, thjesht e vetëm, për të përbaltur mediatisht mazhorancën dhe qeverinë, nuk e nxjerrin dot PS-në nga bataku ku ka rënë dhe çfortifikimi i rolit politik, rol ky, që po shkon gjithnjë e më tepër në shkërmoqje.  Një nga njerëzit më të afërt të Edvin Kristaq Ramës, Namik Dokle, deklaroi dje se opozita është në pritje të nisjes së dialogut me mazhorancën, por sipas tij ende nuk ka një përgjigje nga shumica parlamentare. Komunikim ky që bie ndesh me atë që është dëgjuar dhe thënë gjatë këtyre ditëve, si nga mazhoranca në vend ashtu edhe institucionet e Bashkimit Evropian. Pra, siç duket, PS nuk lexon mbrapsht vetëm rezolutën e KiE, por edhe çdo deklaratë apo thirrje publike të Partisë Demokratike dhe mazhorancës në tërësi, për ulje në tryezën e dialogut dhe parashtrimin e çdo kërkese apo pretendimi që bazohet mbi argumente ligjore.       “Përmes Kryetarit të PS, jemi shprehur të gatshëm për të qenë pjesë e një tryeze negociatore me praninë e Presidentit, por deri tani ky vullnet nuk është parë nga Partia Demokratike. Asambleja konfirmoi krizën politike të shkaktuar nga qeveria dhe hetimin e zgjedhjeve, kurse do të dërgojë komision monitorimi për zgjidhjen e krizës”- u shpreh Dokle, por kurrsesi nuk dha asnjë përgjigje se kur PS duhet të institucionalizohet dhe të marrë pjesë në punime e Kuvendit. Në kushtet kur po afrojnë afatet kushtetuese dhe bëhet gjithnjë e më e mundshme djegia e mandateve të deputetëve socialiste, Namik Dokle nuk i jep dot zgjidhje përmes një konference për shtyp apo qoftë edhe një interviste mediatike, se kur PS do hyjë në parlament, pa marrë më parë pëlqimin e Edi Ramës, i cili në këtë moment është kthyer jo vetëm në një dhunues i fjalës së lirë, por edhe një despot që vepron kundër rrymës së ligjeve dhe kushtetuese. Duke akuzuar mazhorancën se nuk e do dialogun, Dokle tha se hipokrizia politike dhe mashtrimi mediatik i krerëve të qeverisë, kuvendit dhe Partisë Demokratike, shumë shpejt zuri vendin e fjalëve të tyre përshëndetëse për Rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. “Me këtë papërgjegjshmëri totale, mazhoranca nuk bën gjë tjetër veçse e rëndon krizën. Por të mos harrojnë se opozita e bashkuar nuk do të lejojë që pasojat e krizës të rëndojnë mbi shqiptarët” - paralajmëroi Dokle, por njëherazi edhe për një rinisje të rrugëtimit haxhiqamilist shesheve të Shqipërisë. “Me rrugë ligjore, apo me protesta demokratike, opozita do ta çojë deri në fund aksionin e saj politik dhe emancipues, do ta çojë deri në fund realizimin e kërkesave të saj për hetim dhe transparencë të plotë të procesit zgjedhor: në kuti dhe jashtë kutive, për t’i dhënë fund një herë e përgjithmonë manipulimit dhe vjedhjes së zgjedhjeve që është kthyer në një kancer për demokracinë”, tha më tej ai, duke përcjellë thagmën e radhës të Edvin Kristaq Ramës, në dhunim të ligjeve dhe të një rreziku të hapur për cenimin e rendit demokratik. L.Q...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›