Piramida, sot në mbrëmje takimi i madh i qytetarëve
Dhjetëra intelektuale dhe të rinj, të mbështetur edhe nga shoqatat e arkitektëve, mbrojtjes së trashëgimisë kulturore e organizata të tjera jo qeveritare, do të zhvillojnë në Tiranë sot në mbrëmje takimin e madh të qytetarëve për t’u shprehur kundër shembjes së Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës , të njohur si Piramida.
“Ndoshta është nga të parat takime që nuk organizohet nga partitë. Janë vetë qytetarët që po reagojnë, pasi në qytetin ku jetojnë dikush kërkon të shkatërrojë”, thotë publicisti, Artan Lame.
E dukshme do te jete edhe pjesëmarrja e të rinjve, të cilët nëpërmes forumeve te ndryshme sociale janë shprehur kundër shembjes së Piramidës dhe për kthimin e saj në qendër multi-kulturore.
Takimi i madh i qytetareve do të nisë në orën 19. 30. Ai do te zhvillohet ne sheshin përpara piramidës. Organizatoret thonë se do të firmoset edhe një peticion.
“50 metra larg sheshit është zyra e kryeministrit, i cili nëse ka veshë le të dëgjojë zërin e qytetarëve. Nuk bëhet fjalë as për t’u përdorur, as për të qenë vegël e dikujt. Eshtë qyteti ku banojmë dhe po na vënë dorë pa na pyetur. Është zgjedhja e qytetarëve të reagojnë ose të qëndrojnë në shtëpi indiferentë”, thotë Lame.
Vendimi per shembjen e piramides ne kryeqytet u mor pak dite me pare nga deputete te mazhorances ne kuvend. Ne vend te saj qeveria ka premtuar ndërtimin e parlamenti te ri per te cilen ka marrë deri tani nje hua prej 110 milion euro. Por kosto e parlamentit te ri ende nuk eshte bere publike pasi ne ligj nuk është shprehur asnjë vlere financiare. /tch/