E Diel, 1 Nëntor 2026

Lunacek deputeteve Te japin doreheqje ata qe hetohen

Deputeti, Fatmir Limaj dhe të gjithë deputetët e tjerë të cilët janë duke u hetuar, duhet të tërhiqen nga pozitat e tyre publike. Kështu tha raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian , Ulrike Lunaçek, gjatë një konference për media, në përmbyllje të vizitës së saj në Kosovë.

Sipas saj, deputetët mund të mos hetohen brenda në përudhe të caktuar për shkak të imunitetit, por e drejta është se të gjithë duhet të përgjigjen për veprimet e tyre individuale, pasi problemet e tilla sipas saj dëmtojnë imazhin e Kosovës.

“ Mendoj se kjo dëmton imazhin e parlamentit dhe qytetarëve, sepse ne si ligjvënës jemi ata që prezantojmë qytetarët”-tha ajo.

Ndërsa pas anulimit të rrethit të gjashtë të bisedimeve në mes Prishtinës dhe Beogradit, Lunaçek tha se për këtë çështje, Serbia do t;i bartë pasojat.

”Refuzimi i Serbisë për të ecur përpara tani kur janë arritur disa marrëveshje, rrezikon statusin e kandidatit të Serbisë. Besoj se me këtë mënyrë si po vazhdon të sillet Serbia do ta humbë edhe mbështetjen e vendeve që e mbështesin”.

Pas anulimit të takimit të radhës ka reaguar edhe kryenegociatorja e Kosovës për bisedime, Edita Tahiri, e cila përmes një deklarate për media ka thënë se përmes këtyre veprimeve, Serbia vazhdon t’i mos i respektojë parimet thelbësore të Bashkimit Europian.

Sala Mustafa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›