PD-ja vendos të hënën për votën
21/12/2008 Projektligji për dosjet duket se po lëkund forcën më të madhe politike në aleancën qeverisëse
Grupi parlamentar do të marrë vendimin. I rëndësishëm pozicionimi i Kryeministrit Sali Berisha
Partia Demokratike është në dilemë për të votuar në seancën plenare të ditës së hënë projektligjin “Për pastërtisë figurave të zyrtarëve të lartë të administratës shtetërore”. Pas një debati të gjatë në seancën e një jave më parë mbi këtë projektligj, i cili u kontestua ashpër nga të gjitha forcat opozitare dhe pas një oponence nga zyrtarë të lartë të përfaqësive ndërkombëtare në vendin tonë, demokratët duket se nuk janë shumë të bindur për qëndrimin që do të mbajnë në raport me këtë nismë ligjore. Ligjvënës të Partisë Demokratike të pyetur në lidhje me votën ndaj këtij projektligji kaq shumë të debatueshëm nuk kanë dhënë asnjë deklaratë. Në refuzimin për të thënë qëndrimin mbështetës apo jo ndaj draftit ligjor lihet të mendohet pikërisht dilema që po shoqëron forcën kryesore politike të mazhorancës aktuale qeverisëse. Megjithatë, burime brenda PD-së kanë bërë të ditur se vendimi për të votuar pro këtij projektligji ose për ta shtyrë atë do të merret në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë, i cili do të mblidhet ditën e hënë para fillimit të seancës plenare. Në këtë mbledhje, në të cilën do të jetë shumë i rëndësishëm qëndrimi i Kryeministrit Sali Berisha, njëherësh dhe kryetari i PD-së, do të thuhet fjala e fundit ndaj votës për këtë projektligj. Pak ditë më parë kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, ka premtuar se projektligji do të votohet, pasi ai është në ndër premtimet e bëra nga partia e tij. Sipas Patozit, PD-ja do të mbajë këtë premtim, ashtu siç ka bërë edhe me të tjerët. Kreu i grupit të PD-së tha se qëndrimi kundër projektligjit i mbajtur nga Partia Socialiste dhe opozita në tërësinë e saj përbën një lajm shumë të keq dhe një shfaqje të shëmtuar. “I vetmi qëndrim i saj është që të reflektojë dhe të ndryshojë pozicionin tërësisht të shëmtuar që mbajti në seancën plenare”, - deklaroi pak ditë më parë kreu i grupit kuvendor demokrat. Demokratët vlerësojnë projektligjin “Për pastërtinë figurave të zyrtarëve të lartë të administratës shtetërore”, si një nismë shumë të rëndësishme, e cila nuk bëhet për hakmarrje, por si një detyrim ndaj gjithë shtresës së të persekutuarëve gjatë periudhës së diktaturës komuniste në vend. Por Partia Socialiste vazhdon të këmbëngulë në qëndrimin e saj, duke theksuar se oponenca është ndaj mënyrës se si është përpiluar ky draft dhe jo ndaj nevojës për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë. Vetë deputetja socialiste Arta Dade ka deklaruar dje se forca që përfaqëson kërkon të bëhet një lustracion sa më i saktë, i mbështetur të praktikat më të mira dhe pa asnjë shkelje në ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Ajo ka ripërsëritur qëndrimin e PS-së, duke theksuar se deputetët socialistë nuk do të marrin pjesë në seancën parlamentare të fillimjavës së ardhshme dhe në asnjë seancë tjetër pa u votuar më parë dekreti i Presidentit të Republikës për Kodin e ri Zgjedhor.
Ndërkombëtarët
Përfaqësues të ambasadave të huaja në Tiranë kanë kërkuar që të rishikohet projektligji për dosjet. Ambasadori i SHBA-ve Xhon Uidhers, ai i Komisionit Evropian Helmut Lohan, i OSBE-së Robert Bosh, i Britanisë së Madhe Fraser Uilson kanë kërkuar nga politika shqiptare që të gjendet një emërues i përbashkët në lidhje me këtë draft ligjor. Përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë zhvilluar takime me krerë të shtetit dhe partive politike për t’i bindur që të gjejnë një kompromis mbi ligjin e dosjeve.
Ligji për dosjet
Subjekt i verifikimit do të jenë funksionarët e lartë publikë, të zgjedhur apo të emëruar, të cilët aktualisht ushtrojnë apo do të ushtrojnë funksione kryesore, deri te drejtorët e gjimnazeve dhe të shkollave të mesmeve tekniko-profesionale.
Pastërtia e figurës morale e funksionarit publik është e papajtueshme me: anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të PSSH-së; kryetar i Gjykatës së Lartë, prokuror i përgjithshëm, kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme, ministër i Punëve të Brendshme, zëvendësministër i Brendshëm dhe çdo punonjës i Sigurimit të Shtetit i dënuar me vendim penal për krime kundër njerëzimit ose shpifje, kallëzim të rremë në procese politike; bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit me veprimtari të karakterit politik që lidhen me vepra penale politike të parashikuara nga ligji nr. 7514, datë 30.09.1991, “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë (të ndryshuar), apo bashkëpunëtor vullnetar për vepra të tilla; anëtar i Komisionit të Dëbim-Internimeve; hetues, prokuror, gjyqtar; denoncues apo dëshmitar i akuzës në procese gjyqësore politike.
Verifikimi i pastërtisë së figurave do të bëhet nga Autoriteti i Kontrollit të Figurave, anëtarët e të cilit miratohen nga Kuvendi i Shqipërisë.
Subjekti që verifikohet i papajtueshëm me funksionet e parashikuara në ligj, duhet të japë dorëheqjen nga detyra e tij, çështja arkivohet dhe materiali verifikues mbetet kofidencial.
Rrejt evropian
Gjermania ka marrë iniciativën për ngritjen e një rrjeti për zbardhjen e krimeve të policive të fshehta komuniste. Përmes kësaj iniciative synohet t’u jepet një ndihmë e veçantë të gjitha vendeve ish-komuniste, në të cilat deri më sot nuk është bërë lustracioni sistematik. Në këtë listë përfshihet edhe vendi ynë. Për drejtuesen e zyrës së dosjeve të STAS-it, Mariane Birthler, krijimi i rrjetit evropian do të bëjë të mundur shtimin e bashkëpunimit mes ish-vendeve komuniste për zbardhjen e krimeve të kryera gjatë asaj diktature.
Përfaqësuesit socialistë e demokratë replikojnë ashpër
PD apel PS: Ndal trillimet për ligjin e dosjeve
Partia Demokratike dhe ajo Socialiste nuk reshtin së akuzuari njëra-tjetrën. Edhe gjatë ditës së djeshme përfaqësuesit e këtyre partive replikuan me tone të ashpra në distancë lidhur me ligjin e PD-së për pastërtinë e figurës. Nga ana e saj PD-ja dha një sërë argumentesh në mbrojtje të këtij ligji, duke vënë theksin në faktin se qëndrimet dhe argumentet e PS-së mbi këtë ligj nuk janë gjë tjetër veçse trillime. Për këtë arsye zëdhënësi i PD-së Gerti Bogdani gjatë një konferencë për shtyp iu drejtua ashpër lidershipit të PS-së. “Sipas deklaratave të vazhdueshme të zotit Rama, vetëm xhelatët, ata që kanë lidhur njerëz me tela me gjemba dhe që kanë dënuar e varur njerëz të pafajshëm mund të bëjnë drejtësi në Shqipëri”, - theksoi Bogdani gjatë fjalës së tij. Duke e cilësuar si të padrejtë qëndrimin e socialistëve, demokrati Bodani i bëri thirrje kreut socialit të kërkojë falje publike për deklaratat e tij. “Partia Demokratike i bën thirrje zotit Rama të kërkojë të falur publike për firmat që ka hedhur i ati i tij në varjen dhe ekzekutimin e njerëzve të pafajshëm në funksionin e anëtarit të Presidiumit famëkeq të Kuvendit Popullor”, - u shpreh Bogdani. Gjithashtu zëdhënësi i PD-së parashtroi një sërë argumentesh, sipas të cilave projektligji për spiunët është kushtetues. “Në asnjë rast Gjykata e Strasburgut nuk ka hedhur poshtë asnjë ligj të lustracionit. Ndërsa Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës kërkon që të gjykohen dhe dënohen gjykatësit, prokurorët dhe punonjësit e policisë sekrete, të cilët kanë kryer vepra penale, edhe pse në kohën e kryerjes mund të mos kenë qenë vepra penale për ligjet e vendit, por janë të tilla, pra vepra penale, për vendet e lira”, - theksoi ai.
Ndërkohë me një gjuhë po kaq të ashpër është kundërpërgjigjur dhe PS-ja përmes përfaqësuesit të saj Besnik Bare. “Gerti Bogdani duhet të hyjë në librin ‘Gines’ jo vetëm se njësia bashkiake që drejton ka mbledhur vetëm 5.6% të taksave lokale këtë vit, por edhe sepse ka thënë numrin më të madh të budallallëqeve në botë për vitin 2008. Sipas tij, opozita gënjen, qeveria e Shteteve të Bashkuara gënjen, OSBE-ja gënjen, Këshilli Evropës gënjen! Turp i madh për Saliun”, - vlerësoi Bare lidhur me këtë çështje.