E Diel, 1 Nëntor 2026

Pirateria, KKRT merr masa ndëshkuese ndaj televizioneve

Pirateria dhe transmetimi i paligjshëm i programeve sidomos atyre sportive dhe kinematografike ka qenë dje object i mbledhjes së radhës së KKRT-së. e Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit është vendosur penalizimi dhe paralajmërimi i disa televizione në të gjithë vendin. Nga shqyrtimi i materialeve të paraqitura, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit vendosi sanksione me paralajmërim për mosrespektim të të drejtave të transmetimit ndaj subjekteve televizivë privatë: “TV BBF”; “Club TV”; “TV Supersonic”; “TV Kabllor Kombi”. Nga ana tjetër KKRT-ja në mbledhjen e djeshme vendosi mosrinovimin paraprak të licencës për subjektet: “Radio e Parë Mat”; “TV Lezha”; “TV A1”; “TV 6+1”; “TV BBF”. KKRT-ja vendosi dje edhe heqjen paraprake të licencës së subjektit televiziv privat vendor “TV Tele 1”. Përveç penalizimeve për televizionet KKRT-ja ka vendosuir dje dhe organizimin e konkurrimit të kandidaturave për operatorë radiofonikë privatë vendorë si dhe organizimin e konkurrimit të kandidaturave për operatorë televizivë privatë kabllorë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›