Gratë më seksi të kampionëve amerikanë
Ajo duhet të jetë modele, aktore ose prezantuese, padyshim e bukur, shumë e njohur në botën e shou biznesit, ndërsa ai, nëse jo gjithmonë futbollist, të paktën të merret me sport. Kështu, në shumë vende të Evropës binomi sportist-modele është i pandashëm prej vitesh, por nuk ngelen pas edhe Shtetet e Bashkuar të Amerikës. Edhe këtu, pas çdo sportisti qëndron gjithmonë një grua, gjithmonë e bukur, modele, aktore apo prezantuese, edhe pse shpesh herë jo e njëjta. Në vend të parë qëndrojnë modelet, sidomos ish-lepurushet e "Playboy"-t, ndërsa pas tyre renditen prezantueset dhe aktoret. Nga Karol Alt te Viktoria Bekam, e përditshmja amerikane "Daily news" ka hartuar listën e grave më seksi të botës së sportit në Amerikë, nga kampionët e basketbollit tek ata të golfit. Në vend të parë renditet 47- vjeçarja Karol Alt, modelja dhe aktorja amerikane, e cila, pavarësisht se kohët e fundit ka humbur betejën ligjore për t‘u divorcuar nga lojtari i hokeit, Ron Greshner, rezulton akoma në formë perfekte. Këtë e tregojnë më së miri edhe fotot sensuale që Karol ka bërë nudo për revistën "Playboy", që do të dalë në muajin dhjetor. Bukuri e pakundërshtueshme edhe ajo e Kendra Uilkinson, prezantuese televizive dhe gruaja e lojtarit të "Philadelphia Eagles". Sigurisht që në listë nuk mund të mungonte Viktoria Bekam, bashkëshortja e bukuroshit David, mesfushor i skuadrës së "Los Angeles Galaxy", në pritje të transferimit të tij në Milano, për të nisur aventurën kuqezi me djemtë e Ançelotit. Që kur u transferua në Los Anxhelos, rreth dy vjet më parë, ish "Spice Girls" ka qenë gjithmonë në faqet e para të tabloidëve amerikanë për çdo detaj të jetës së saj, por sidomos për lukun dhe veshjen e rafinuar. Nënë e tre fëmijëve, bashkëshortja e Bekamit ka fizikun e një adoleshenteje. Gjithmonë në formë, pavarësisht gjendjes shpirtërore. Ylli i "Los Angeles Lakers", Kobi Brajant, qëndron përkrah bukuroshes Vanesa, të cilës basketbollisti i dhuroi një unazë fejese me vlerë katër milionë dollarë për shkak të suportit që ajo i dha në një nga momentet më të vështira të jetës. Çifti ka dy fëmijë, ndërsa Vanesa duket gjithmonë e mrekullueshme me fizikun e saj. Këngëtarja Uilla Ford është shpirti binjak i lojtarit të hokejit, Majk Modano, që luan për "Ballas Stars", ndërsa aktorja Anxhi Harmon qëndron përkrah ish-yllit të futbollit, Xhezon Sehron. Edhe Karmelo Antoni i "Denver Nuggets", i martuar me bukuroshen portorikane, Lala Vaskuez, nuk ka përse të qahet. Nuk kemi se si të harrojmë kurrsesi çiftin Longoria-Parker. Bukuroshja e "Shtëpiake të dëshpëruara", me siguri që nuk mund ta përcaktojë veten si të tillë përkrah basketbollistit simpatik dhe tërheqës të "San Antonio Spurs", Toni Parker. Aktorja amerikane 33-vjeçare lidhi kurorë vitin e kaluar me Parkerin (5 vjet më të vogël se ajo) në Paris, duke e cilësuar basketbollistin si dashurinë e jetës. Zërat për një ndarje mes të dyve dhe një shtatzëni të Evas ishin thjesht gënjeshtra, sepse çifti vazhdon të jetë më i dashuruar se kurrë, duke shijuar pushime anekënd botës.
Gjithmonë në formë dhe e re, pavarësisht moshës, është çifti i formuar nga aktorja Xhanet Xhons dhe ish-kampioni i hokejit, Uajn Gretzki. Mbreti i golfit, Tajgër Uds, dhe bashkëshortja e tij, Elin, modele suedeze, me tipare tipike nordike, janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, që sportisti më i paguar në botë, i cili fiton rreth 100 milionë dollarë në vit, të mos kishte përkrah një bukuroshe pasarelash. Por, janë modelet e "Playboy"-t ato që qëndrojnë përkrah kampionëve amerikanë. Kështu, ish-lepurushka Alisia Rikter është martuar me Majk Piazan e "New York Mets". "Lule portokalli" së shpejti edhe për Xhenifer Ualkot, një tjetër ish-modele e "Playboy"-t, që shumë shpejt do të martohet me Adam Arkuleta të "Nfl", me të cilin ka pasur një fëmijë në fillim të vitit. Ish-vajza e këndshme e "Baywatch", Gena Nolan, në 2004-ën lidhi kurorë me futbollistin e hokejit, Kejl Hulse, ndërsa tani notarja seksi është sërish shtatzënë për të pritur fëmijën e dytë.
Fenomen i ngjashëm
Nuk do të ngelen pas edhe evropianet, që gjithmonë kanë arritur pozicione për t‘u admiruar në klasifikimet e grave më të bukura të sportistëve, e sidomos të futbollistëve. E para është Marta Çeketo, që ka dashur të saktësojë se nëse Toni u "divorcua" nga kampionati italian, lidhja me këtë bukuroshe funksionon për mrekulli. Lista vazhdon me Sonia del Pieron dhe Belen Rodriguez. E dashura venezueliane e Borriellos mund të krahasohet denjësisht me elegancën e lindur të Hilari Blasit, ose ndryshe zonja Toti, akoma më e bukur pas lindjes së dy fëmijëve. Por, të tjerat nuk qëndrojnë pas. Ose më mirë, edhe të dashurat, të fejuarat apo bashkëshortet e tyre do të jenë në qendër të vëmendjes për vetë faktin se "meshkujt" e tyre janë futbollistët më të mirë të vendeve që ata përfaqësojnë. Për francezët, që ndryshe nga Presidenti i tyre, Sarkozi, nuk synojnë te femrat "made in Italy", vëmendja drejtohet nga Noemi Lenor, zonja e rafinuar Makelele. Edhe holandezi i Ajaksit, Rafael van der Vart, do të ketë përkrah bionden e tij simpatike, Silvi Meise, e cila në Holandë gjendej pothuajse në faqet e para të revistave gosip. Kudo shkon shoku i saj, nga pas është edhe Oksana Anderson, e fejuara provokuese e futbollistit suedez, Kristian Uilhelmson. Po ashtu edhe Çeril Kole, gruaja e Eshli Kole, futbollistit të Çelsit apo Kolen Meklauglin, bashkëshortja e Uejn Runit dhe Elen Svedin, e magjishmja zonja Figo. E magjishme edhe Sara Brandner, modele dhe e dashura e Bastian Svajshtajger, njëlloj si Elena Bonzani, prezantuese, modele, dhe e fejuara e Valon Behramit. Edhe modelja çeke, Alena Serdova, dhe portieri i Kombëtares Xhixhi Bufon, janë një tjetër çift për t‘u adhuruar. Familjes së tyre i është shtuar edhe një fëmijë, Luis Thomasin.