E Martë, 3 Nëntor 2026

“Pirati” Muriqi flet pas duelit me Barçën: Luftuam shumë për

Vedat Muriqi ka bërë njërën prej ndeshjeve më të mira të sezonit përballë Barcelonës. Sulmuesi kosovar ka qenë protagonist absolut në barazimin 2-2 të Majorkës përballë Barcelonës në “Son Moixs” duke kontribuar me një gold he një asist për ishullorët.

Në fund të duelit, pasi tërhoqi trofeun e “Lojtarit të ndeshjes”, “Pirati” i Majorkës tha: “Vinim pas një humbjeje të vështirë jashtë fushës tonë (5-3 përballë Xhironës) dhe duhet që të ndreqnim disa gjëra. E dinim fare mirë se cilin ekip kishim përballë dhe në fund të ditës mund të themi të kënaqur se kemi fituar një pikë me shumë me shumë sforco, fat dhe shpirt gare”.       

Në sfidën kundër Barcelonës, e vlefshme për javën e shtatë të La Liga-s, sulmuesi ishte protagonist në barazimin 2-2 që skuadra e tij mori. Muriqi shënoi në minutën e 8’, duke kaluar Majokrën në epërsi. Pas barazimit të Rafinjës, sulmuesi dardan u bë sërish protagonist, ndërsa asistoi për Prats, me lojtarin që realizoi golin e dytë. Në fund të takimit, Vedat Muriqi u shpall lojtari i ndeshjes. Ndërsa futbollisti u vlerësua me notën 8. Për Vedat Muriqin ky ishte goli i 3-të në shtatë javë të zhvillura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›