Wenger: Tottenham meriton Ligën e Kampionëve
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se rivali nga Londra Veriore, Tottenham, e ka merituar kualifikimin për në Ligën e Kampionëve.
Wenger mendon se ekipi nga White Hart Lane e ka merituar vendin e katërt pas fitoreve ndaj Arsenalit dhe Chelseat në javët e fundit.
"Po sigurisht, Spurs janë në Ligën e kampionëve me meritë, kurrë nuk do të ishit aty nga rastësia. Ata na mposhtën neve, mposhtën Chelsean, dhe po ashtu pas një dëshpërimi të madh të humbjes në gjysmëfinale të Kupës FA".
"Kur mposhtni Arsenalin, mposhtni Chelsean, dhe mposhtni Manchester Cityn, e meritoni atë", ka thënë Wenger.