E Diel, 1 Nëntor 2026

Albania Open,çifti Ndroqi zbret me parashutë


Në ditën e fundit të "Stardon Cup" që po zhvillohet në qytetin bregdetar të Vlorës janë hedhur nga maja e Shushicës me parashutë çifti Ylli dhe Mimoza Ndroqi, pronarët e Radiotelevizionit "Ora News". Ky aktivitet mbështetet nga kompania "Yldon" dhe marrin pjesë një numër i madh parashutistësh nga e gjithë bota.
E para që ka provuar emocionet e lartësisë ka qenë zonja Mimoza Ndroqi e cila ka përjetuar emocione të mëdha.
Ndërkohë që zoti Ylli Ndroqi ka shijuar edhe akrobacitë në ajër me parashutë i cili në hedhjen e tij ka pasur një instruktor çek.
Kompania "Yldon" dhe RTV "Ora News" mbështesin aktivitetin e madh të "Albania Open" për vitin e tretë radhazi. Sonte në mbrëmje do ndahen edhe çmimet për fituesit e këtij turneu të përvitshëm që organizohet në Shqipëri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›