E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez fillon bisedimet

Liverpool ka zhvilluar takimin e parë me menaxherin Rafael Benitez, pas spekulimeve rreth kalimit të tij në Juventus. Benitez, 50 vjeç, thuhej se kishte anuluar dy takime me presidentin e ri Martin Broughton, por çifti ka biseduar të enjten.

“Ishte takim konstruktiv. Janë shkëmbyer qëndrimet dhe brengat e të dyja palëve, ndërsa do të ketë takime të tjera”, tha një zëdhënës i klubit. Benitez, i cili ka edhe katër vjet kontratë me Liverpoolin, ka kaluar një sezon të vështirë me gjigantin nga Anfield.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›