Pirja e Ujit
Autori i Lajmit: red.
Avantazhet nga pirja e ujit
Zvogëlohet rreziku për sëmundje të zemrës. Ndikon në normalizimin e tensionit të gjakut. Largohen papastërtitë nga trupi. Ndihmon në uljen e peshës. Reduktohet lodhja.
Këshilla mbi pirjen e ujit
Nisni ditën me 2 gota ujë. Pini 8-10 gota ujë të pastër çdo ditë. Shmangni pirjen gjatë ngrënies së vaktit. Shmangni konsumimin e pijeve freskuese me karbonat, kafes dhe çajit Kinez.
Realiteti i pijeve freskuese
Sot njerëzit konsumojnë më tepër pije artificiale freskuese sesa ujë. Këto pije zakonisht përmbajnë 10-12 lugë sheqer. Kjo tepri sheqeri mund të shkaktojë tek njerëzit ndjesi lodhjeje, çrregullime humori dhe dobësim të sistemit imunitar. Konsumimi i pijeve freskuese shton gjithashtu rrezikun për obezitet, kavitet dentar, hipertension dhe diabet. Etja duhet të shuhet vetëm me një gotë uji të freskët.
Kurimet me ujë
Dushi stimulon qarkullimin e gjakut, forcon sistemin imunitar, trajton në mënyrë efektive në rast gripi apo ftohjeje, ndihmon në shërimin e plagëve dhe infeksioneve, qetëson bronkiolet tek azmatikët. Ka efekt gjallërues.
Thithja e Avullit
Zbut fytin e acaruar
Çliron hundët e bllokuara
Ngroh dhe hap rrugët e frymëmarrjes
Qetëson bronkiolet tek azmatikët
Larja e këmbëve me ujë të ngrohtë
Lehtëson dhimbjen e kokës
Sjell çlodhje
Nxit djersitjen
Lufton ftohjet
Lehtëson dhimbjet menstruale tek gratë
Drita e Diellit
Përfitimet Fizike
Prodhon vitaminën D
Ndihmon në normalizimin e tensionit të gjakut
Vret mikrobet
Forcon sistemin imunitar
Përfitimet mentale
Ul stresin
Përmirëson cilësinë e gjumit
Ndihmon në rast depresioni
Krijon një ndjenjë mirëqënieje të përgjithshme
Prodhimi i Vitaminës D
Drita e diellit luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e Vitaminës D. Kjo vitaminë mundëson thithjen e kalciumit, i cili është thelbësor për kockat. Ekspozimi në diell i fytyrës suaj çdo ditë për vetëm 15 minuta, do t ju siguronte sasinë e mjaftueshme ditore të vitaminës D.
Energjia Diellore
Jeta mbi tokë varet nga energjia e diellit. Bimët kanë nevojë për energjinë diellore për të prodhuar glukozën. Glukoza e bimëve është një burim më i mirë energjie, sesa mishi apo proteinat me bazë shtazore.Prodhon Vitaminën D, esenciale për absorbimin e kalciumit. Forcon kockat.
Drita e Diellit- Vrasësi i mikrobeve
Drita e diellit është një instrument i shkëlqyer sterilizues. Falë rrezeve ultraviolet të diellit, bakteret shkatërrohen në mënyrë të plotë. Infeksionet e mykut dhe ulçerat e lëkurës mund të kurohen lehtë me banjo dielli. Varja e rrobave jashtë dhe ajrosja e rregullt e krevatit janë një praktikë e mirë. Nëse dielli hyn në dhomat tona dhe ne dalim jashtë për ta marrë atë, do të mbrohemi kundër baktereve të padëshiruara.
Mbrojtja nga Dielli
Syzet e diellit mbrojnë nga kataraktet (perdja e syve). Kapelet të ruajnë nga goditja e diellit. Mbulimi i gjymtyrëve parandalon djegien e lëkurës. Shmangia e rrezeve rreth orës 10:00-14:00 ul rrezikun e kancerit të lëkurës.
Rekomandime
Mjaftojnë 10-15 minuta diell çdo ditë Lejoni dritën e diellit të hyjë në shtëpitë tuaja. Kryeni ushtrime fizike në natyrë. Shmangni djegien nga dielli. Kanceri i lëkurës është forma më e përhapur e kancerit. Fatmirësisht, ai mund të zbulohet lehtë dhe në shumicën e rasteve mund të kurohet me sukses nëse zbulohet herët. Faktori më i madh i rrezikut i lidhur me këtë sëmundje është ekspozimi i tepruar ndaj diellit. Madje, edhe një djegie e rëndë, shkaktuar nga dielli në fëmijëri, mund të dyfishojë rrezikun e kancerit për pjesën tjetër të jetës.
Zbulimi i kancerit të lëkurës
Kancer lëkure (Melanomë)Nishan normal
Katër tiparet e mëposhtme të kancerit të lëkurës na ndihmojnë të dallojmë një qukë apo nishan normal nga një kanceroz:
A. Asimetria- Njëra gjysmë është ndryshe nga gjysma tjetër.
B. Parregullsia e kufijve – cepat/anët janё tё çrregullt, dhёmbёzuar apo tё papërcaktuar qartë.
C. Ngjyra – Pigmentimi nuk ёshtё njëlloj. Janë të pranishme njolla/hije me ngjyrë tё zezë apo kafe
D. Diametri mё i madh se 6 milimetra. Duhet treguar vëmendje për çdo rritje të papritur.
Larg substancave dёmtuese
Njё mashkull duhanpirës rrezikohet 22 herё mё tepёr ndaj kancerit tё mushkёrive, sesa ai qё nuk pi. Adoleshentёt qё pinё alkool janё 8 herё mё tё prirur tё fillojnё pёrdorimin e drogave Shumica e aksidenteve vdekjeprurёse nё rrugё shkaktohen si pasojё e pёrdorimit tё alkoolit.
Treguesit problematikë
Përdorimi i rregullt i alkoolit/drogës, heqja dorё nga aktivitetet e tjera pёr shkak tё alkoolit/drogёs, konsumimi i alkoolit/drogёs nё vetmi, rritja e kёrkesёs pёr alkool/drogё pёr tё arritur gjendjen e kёnaqёsisё Mohimi i varësisë ndaj alkoolit/drogës, reagimet indiferente.
Si të mposhtni vesin
Mendoni pёr pasojat negative tё vesit tuaj. Zёvendёsoni zakonet e kёqija me ato tё mira. Rezistojuni tundimeve. Nёse dёshtoni, mos u dorёzoni. Shmangni tё gjitha situatat, qё inkurajojnё vesin tuaj. Mbёshtetuni tek familja dhe miqtë që ju duan. Besoni tek fuqia hyjnore për të thyer/mposhtur vesin tuaj
Sinapset dhe ndryshimi i zakoneve
Sa herё qё truri mёson njё zakon tё ri, e bёn kёtё duke krijuar lidhje tё reja tё trurit (sinapse). Me anё tё lidhjes/bashkimit tё qelizave nervore, krijohet njё shteg dhe përcaktohet kështu një zakon i ri. Duhanpirja ёshtё njё shembull mjaft i goditur në kёtë rast. Sa herё që duhanpirёsi ndez njё cigare, shtegu i trurit përforcohet derisa veprimi kryhet edhe pa menduar fare për të. Krijimi i shtigjeve tё tilla është i pashmangshëm. Kjo ёshtё arsyeja pse ёshtё kaq e rёndёsishme tё mёsosh zakone pozitive nё mёnyrё qё kёto tё fundit tё zёvendёsojnё tё vjetrat. Bёhuni krijues duke gjetur njё zakon tё ri pozitiv për tё zёvendёsuar atё negativ. Sistemi i pёrforcimit pozitiv nё tru kёrkon shpёrblime pozitive. Kёto tё fundit vijnё duke ndihmuar tё tjerёt, duke u lutur dhe përmes krijimit të marrёdhёnieve kuptimplota. Substancat narkotike mund tё stimulojnё pёr pak kohё qendrёn e kënaqёsisё, por menjёherё pas kёsaj krijohet ndjenja e boshllëkut. Kënaqёsinё e vёrtetё do ta gjeni vetёm mes gjёrave pozitive, tё cilat do t ju shpёrblejnё shumё mё tepёr sesa për njё çast të vetёm.
Rreziqet e Duhanpirjes
Nikotina shkakton gjendje varёsie. Pengon qarkullimin e gjakut nё kёmbё dhe duar. Nikotina mund të shkaktojë arterosklerozё sepse sulmon muret arteriale. Emfizema - si pasojë e dëmtimit të qeseve ajrore
Nikotina ngushton arteriet duke shtuar rrezikun për hemoragji celebrale apo atak të zemrёs. Qoftë edhe vetëm një cigare, paralizon cipёn mbrojtёse nga pluhurat tek mushkёritë. Depozitat e bitumit (katranit) dhe kimikateve tё tjera rrisin shanset për kancer nё mushkёri. Ne mund tё jetojmё javё tё tёra pa ushqim, ditё tё tёra pa ujё, por vetёm disa minuta pa ajёr.
Ky lajm është publikuar: 28/05/2008