E Diel, 1 Nëntor 2026

Pirlo: Italia mund të fitojë, Gjermania ka frikë

Gazeta Shqip

Andrea Pirlo, protagonisti i përballjes me Anglinë, analizon sfidën e së enjtes

Dy ditë përpara sfidës me Gjermaninë, mesfushori i kombëtares italiane, protagonisti i përballjes me Anglinë, Andrea Pirlo, shprehet optimist për fitoren.

Gjermania është një skuadër e fortë, e ka treguar gjatë gjithë kampionatit. Por edhe ne jemi të fortë. Do të jetë një gjysmëfinale e bukur, ka parashikuar Pirlo.

Ndërkohë janë të shumtë ata që po diskutojnë se Andrea Pirlo mund të marrë Topin e Artë. Por ai shprehet modest dhe sipas tij do të jetë e vështirë përballja me kampionë të kalibrit të Kristiano Ronaldos e Leo Messit:

“I zhgënjyer nëse nuk do të fitoj Topin e Artë? Jo, absolutisht, përderisa do të jenë Messi e Ronaldo mendoj se është e pamundur të dalësh para tyre,- ka thënë Pirlo.

Sakaq ditët e fundit, në Gjermani po përflitet për një hakmarrje të mundshme dhe një fitore kundër Italisë që do të jetë historike. “Në Gjermani e dinë që Italia të tremb. I kemi parë të gjitha ndeshjet dhe Gjermania është një skuadër e madhe, por taktika është pak a shumë e njëjta që është përdorur në vitin 2006 dhe dëshira jonë është e njëjtë si në Botëror. Diferenca e vetme është që luanim në Gjermani. Më tej Pirlo shprehet i bindur për potencialin e italianëve.

“Në mesfushë ata kanë individualitete të padiskutueshme, por edhe ne kemi lojtarë shumë të mirë, që mund të luajnë përballë kujdo, ka përfunduar mesfushori i Juves.

26 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Pirlo: “Italia mund të fitojë, Gjermania ka frikë” burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip Nga diktatura në demokraci

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›