E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa kuqezi e shqiptarëve në stadiumin Red Bull Arena

Nga Beqir Sina

“Mirë se na erdhe në New York – Hamdi Salihu !, kjo ishte parulla me të cilën u përshëndet sulmuesi i kombëtares shqiptare nga bashkatdhetarët tanë në SHBA. Salihu nga janari i këtij viti është bashkuar me skuadrën DC United.

Major League Soccer, si quhet liga profesionale amerikane e futbollit, është për futbolldashësit shqiptarë në Amerikë, një mundësi e madhe për të parë një nga sportet më të preferuara në botë të luajtur në fushë. Megjithëse, shqiptarët e Amerikës njësojë si në Evropë, janë ndjekësit më të shumtë të futbollit, kampionateve Europiane, dhe Amerikës së Jugut, Kupës së Botës, Evropës, Ligës së Kampionëve ndjekin edhe Major League Soccer. Kështu ndodhi edhe të dielën në mbrëmje mbasi përfundoi ndeshja gjysmëfinale mes Italisë dhe Anglisë për Kupën e Evropës, shumë tifozë shqiptarë erdhën për të parë derbin amerikan mes dy skuadrave më të forta Major League Soccer, New York Red Bulls dhe D.C. United. Arsyeja që i solli edhe shqiptarët në këtë ndeshje ishte sepse me ekipin e D.C. United luan edhe bomberi shkodran Hamdi Salihi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare Salihi pritej të ishte edhe në këtë takim protagonist kryesor i saj, por asnjëri nuk arriti të kuptojë se përse trajneri Ben Olson e zëvendësoi Salihun – kur rezultati ishte 1:1 dhe ai po luante mjaft mirë. Me daljen e Salihut, loja e Unitedr ra ndjeshëm ndërsa skuadra e New Yorkut, Red Bull nga ana e saj i shtoi sulmet ndjeshëm duke shënuar dy herë radhazi . Golin e parë e shënoi Chris Pontius në minutë e 1′ ndërsa barazoi Brandon Barklage në minutën e 20′ dhe në minutën e fundit të pjesës së parë 45 ‘, përsëri shënon nga brenda zonës Brandon Barklage dhe e qon në avantazh skuadrën e tij në dhomat e zhveshjes – Dhjetë minuta më pas Jan Gunnar Solli e ngriti në 3:1 rezultatin të cilin e shkurtoi Chris Pontius në minutën e 66′. Trajneri i United Ben Olson ka bërë edhe dy ndërrime të tjera në 15 minutat e fundit të ndeshjes me shpresën se do të arrinte të merrte një pikë të çmuar në New York, në këtë sfidë mes dy kryesuesve të grupit të skuadrave në pjesën lindore. New York Red Bulls dhe D.C. United kan nga 30 pikë dhe që të dyja javën e ardhshme janë mysafire në Kanada. New York Red Bulls luan në Toronto me skuadrën që zë vendin e fundit në tabelë, ndërkohë që D.C. United skuadra e Hamdi Salihut do të udhëtojë që të luaj edhe ajo në Kanada me skuadrën Montreal Impact. Festa e shqiptarëve në stadiumin “Red Bull Arena”


Në njërën nga tribunat e stadiumit të famshëm “Red Bull Arena” në prani të 25 mijë tifozëve entuziast, dhjetëra tifozë shqiptarë, e kthyen në festë sportive takimin mes skuadrave të New York – New Jersey Red Bulls e vlefshme për kampionatin amerikan të futbollit Major League Soccer, si quhet liga profesionale amerikane e futbollit.
Dhjetëra të rinj e të reja shqiptarë nën organizmin e organizatës rinore Rrënjët Shqiptare, kanë brohoritur për 90 minuta ” Salihi – Salihi – Shqipëria – Shqipëria. Në mesin e të rinjve shqiptarë u shpalos një flamur “gjigant” kuq e zi, dhe një parrull e madhe kuq e zi Albania Roots, të cilët “mbështeten” papushim skuadrën D.C. United nga Uashingtoni, vetëm e vetëm meqense me atë skuadër tani po luan lojtari i kombëtares shqiptare, ose bomberi shkodran Hamdi Salihu.
Shqiptarët, ishin mbledhur mbrëmë në një anë të tribunave të stadiumit Red Bull Arena në Neë Jersey, ku ishin të “rrethuar” nga forcat e sigurisë tifozat “ulttras” të United, për të përshëndetur “bomberin”shqiptarë, Hamdi Salihi, i cili është një nga lojtarët më të paguar në kampionatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lojtari me numër 9, Hamdi Salihu luajti vetëm 45 minuta dhe më pas u zëvendësua nga Maicon Santos. Loja e Salihut megjithëse nuk ishte rezultative, ashtu si e prisnin tifozët e United, megjithatë u duartrokit dhe u përshëndet me thirrjet entuziaste “Salihu – Salihu – United – United” edhe nga tifozët ultras të United të cilët kishin ardhur me autobusë nga Uashington
M të vërshëllyer përfundimin e ndeshjes gjyqtari, në shenjë respekti për bashkatdhetarët e tij – erdhi të përshëndes me dorë nga larg tifozët e tij, të cilët qëndronin ende duke brohuritu “Salihu – Salihu në tribunë C prapa portës, aty ku e kanë vendin tifozët ultras. Të gjithë u ngritën në këmbë dhe lëshuan mbi kokat e tyre një flamur të madh kuq e zi, që mbulohej gati e tëra tribuna ku ishin ulur shqiptarët.
dhe pse kjo ndeshje përfundoi me rezultat jo të mirë për D.C. United – e cila humbi me rezultatin 3:2, ndaj rivalit të saj – Red Bulls edhe pse ajo e filloi ndeshjen me avantazhin e krijuar qysh në minutën e parë, me golin e shënuar nga Chris Pontius , entuziazmi dhe brohoritjet me vezuvela dhe daullet e tifozëve të United nuk pushuan për asnjë çast.
Në stadium gjatë 90 minutave shqiptarët brohoritën dhe valëviten flamurin tonë kombëtarë, gjë e cila i dha ndeshjes edhe më shumë emocione, krenari dhe ngjyra të forta kombëtare. Për këtë jemi krenar se kemi në SHBA një rini të shkëlqyer dhe shumë patriote rini kjo që premton shumë edhe për të ardhmen shqiptarëve në Amerikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›