Pirlo, milanisti besnik 300 herë kuqezi
Për të thonë se është lideri i heshtur që flet
"vetëm" me këmbë. E në të vërtetë është
kështu. Andrea Pirlo flet shumë pak, por
në fushë nuk lodhet kurrë. Mesfushori i
Milanit dhe i kombëtares italiane, që feston ditëlindjen
e 300 me fanellën e kuqezinjve, tani kërkon
të fitojë Evropianin që do të nisë pas pak muajsh
në Zvicër dhe Austri. Tregon se shoku më i mirë i
skuadrës është Nesta, ndërsa për Ançelotin thotë
se është një njeri dhe trajner i mrekullueshëm.
Mesfushori rrëfen edhe për familjen, ankthin e
Champions-it dhe ëndrrën për të përsëritur me
kombëtaren italiane suksesin e botërorit të Gjermanisë.
Në këtë intervistë ai pranon se ky është
një sezon për t‘u harruar, por në fund të fundit pas
shumë fitoresh duhet edhe diçka e tillë.
Andrea Pirlo, në ndeshjen me Juventusin ju
luajtët ndeshjen e 300-të zyrtare me Milanin. Si
duhet të themi: treqind ndeshje dhe akoma në
formë apo të kundërtën?
E përse më pyesni? Është e vërtetë që ndeshjet
vazhdojnë të shtohen çdo javë, por mendoj se
mund të luaj akoma shumë të tilla.
Na duket sikur je më shumë i lodhur se zakonisht?
Në fakt, lodhjen e ndiej paksa, por meqë kemi
mundësi të punojmë shumë edhe ajo do të largohet.
Edhe ju dalëngadalë po hyni në galerinë e
kuqezinjve paksa të plakur?
Vitet kalojnë për të gjithë, kur edhe isha një ndër
të rinjtë, por tani që shoh Paton më duket vetja pak
"plak". Megjithatë, vitet e para janë gjithmonë të
mrekullueshme.
Na trego pak për vitin tënd të parë te Milani?
Me Terim nuk kisha shumë hapësirë. Pastaj
erdhi Ançeloti dhe dalëngadalë nisa të luaj pak
më shumë.
Si ishte Terim?
Shumë i çuditshëm, kishte sjellje të ndryshme
në krahasim me trajnerët tanë. Pastaj qëndroi
shumë pak kohë me ne që të mund të jap një
gjykim të saktë.
E mban mend ndeshjen tënde të parë?
Jo.
Atëherë cila është ndeshja e parë nga e cila ke
një kujtim?
Atë me Parmën në San Siro. Ishte prag Pashke
dhe unë hyra në pjesë e dytë ku ishim në dizavantazh
me rezultatin 1 me 0. Shënova një gol dhe
dhashë dy asiste për golat e Inazagit.
Ke menduar ndonjëherë se ke bërë zgjedhje
të gabuar?
Pak në fillim. I thosha vetes se mund të kisha
shkuar te ndonjë skuadër tjetër ku mund të luaja
më shumë. Ndoshta te Breshia ose te Torino. Skuadra
në mes të tabelës së klasifikimit.
Andrea, çfarë mban mend nga periudha jote
tek Interi?
Shumë pak ndeshje të luajtura dhe shumë inat.
Nuk mund të tregoja se çfarë isha në gjendje të
bëja. Megjithatë, edhe ajo periudhë më ka shërbyer
shumë.
Kur e mendove se "ishe bërë" Pirlo i vërtetë?
Në mendjen time jam ndier gjithmonë kështu.
Është pikërisht ky mendim që më jep forcë.
Të gjithë e mbajnë mend Botërorin e 2006-ës.
Tani të gjithë ju njohin dhe vlerësojnë.
Jam i kënaqur, sidomos nëse më kërkojnë gazetarë
dhe revista apo gazeta të huaja. Është diçka që
më bën të ndihem krenar. Ndonjëherë më duket
sikur më vlerësojnë më shumë jashtë se në Itali.
Ndoshta është kjo arsyeja që ke menduar të
largohesh për te Reali i Madridit?
Pas Botërorit u bë një situatë e pakuptueshme
kur plasi edhe skandali i "Calciopolit". Kështu
mendova që do të ishte më mirë nëse do të ndërroja
skuadër dhe ambient. Për ca kohë u duk sikur
futbollit këtu i erdhi fundi. Pastaj në fund mendova
se Milani është Milani, një skuadër jashtëzakonisht
e madhe.
Cilat janë përparësitë dhe mangësitë të stërvitesh
nga i njëjti trajner prej shtatë vjetësh?
Është diçka e mrekullueshme. Ançeloti është
një trajner i madh dhe një njeri i mrekullueshëm.
Të gjithë në skuadër ndihen mirë me të.
Cilat kanë qenë ndeshjet më të bukura gjatë
gjithë sezoneve të tua kuqezi?
Përveç finaleve të mëdha, ndeshje që ngelen
gjithmonë historike si ajo në San Siro me Mançesterin,
fitorja në Amsterdam me Ajaksin.
Cili ka qenë goli më i bukur?
Ndoshta ai i shënuar në Kaljari dy a tre vjet më
parë pas një aksioni nga krahu i majtë.
Një ndeshje që do të doje ta luaje sërish?
Sigurisht, atë të Stambollit. Pa dyshim që kësaj
here do ta fitonim.
Shoku i skuadrës me të cilin keni më shumë
afrimitet?
Nesta, si gjithmonë. Atij, ashtu si gruas time,
i qëndroj besnik. Në kombëtare dhe te Milani ka
vite që qëndrojmë bashkë në dhomë eh, jemi dhe
të zotët për të bërë rrëmujë.
Po ai më "argëtuesi"?
Gattuzo. Bëjmë shaka me të si askush tjetër na
argëton pa masë mënyra se si flet dhe luan.
Pse si flet?
Tamam si italian i jugut. Edhe kur tregojmë
anekdota është i preferuari ynë.
Po ai ç‘bën, si reagon?
Eh, nuk e vret shumë mendjen për këtë.
Milani është i "vjetër‘, i lodhur, apo të dyja
bashkë?
Është një sezon paksa i vështirë. Nuk kemi bërë
ndeshje të bukura, madje edhe në San Siro kemi
vuajtur. Megjithatë, ndodh që pas kaq shumë fitoresh
të ketë edhe ndonjë vit të tillë. Ndoshta skuadra
ka nevojë për përforcime, por edhe ky grup djemsh
që është ka dëshirë të madhe për të fituar.
Nëse nuk do të mund të arrinit dot vendin e
katërt në kampionat. A do t‘iu mungojë Champions
League?
Aq shumë sa nuk mund të thuhet. Duhet të jetë
shumë e shpifur ta shohësh një kompeticion të tillë
në televizor.
Vërtet do të qëndroni të gjithë edhe nëse i thoni
lamtumirë Champions Leagues?
Mendoj se po. Nuk e kuptoj se përse duhet të
largohem nga Milani. Duhet të luftojmë akoma për
t‘u kthyer sërish në Champions.
Te Milani ka sipërmarrës, bankierë, ekspertë
financë. Sedorf bën nga të gjitha?
Gjërat e mia do t‘i bëj në planin familjar. Sapo
kam blerë një ndërmarrje për të prodhuar verë, në
kodrat e Breshias?
Çfarë vere?
Pak të kuqe, pak të bardhë. Sapo kam nisur, më
parë më duhet të analizoj dhe të vlerësoj gjithçka.
Besoj se emri do të jetë vera Pirlo?
Në Breshia ekziston një me emër të tillë. Nuk e
di përse, por vera e bardhë me pak kampari, një lloj
aperitivi, ne breshianët e quajmë "Pirlo"
300 ndeshje dhe 29 vjeç. Mund t‘i afrohemi edhe
rekordit të Maldinit?
Nuk besoj. Maldini ka nisur të luajë që 18 vjeç.
Pastaj unë nuk i kam parë kurrë shifra. Nuk e dija
që kundër Juves do të kisha ndeshjen time të 300.
Ju ma kujtuat. Megjithatë, sa më shumë luaj aq më i
lumtur jam. Pastaj në fund të karrierës do ta bëjmë
përmbledhjen.
Shumë varet edhe nga dëshira juaj për të
luajtur?
Dëshira ekziston dhe do të vazhdojë të ekzistojë
akoma për shumë kohë. Gjithmonë ka qenë ëndrra
ime të luaja futboll, ndaj do të heq dorë sa më vonë
që të jetë e mundur.
Pirlo, me Milanin dhe kombëtaren ju keni fituar
gjithçka. A mund të ketë më ëndrra dikush që ka
arritur gjithçka?
Gjithmonë. Ëndrra më e afërt është ajo e të qenit
kampionë Evrope me Italinë pastaj dua ta provoj të
fitoj sërish me Milanin. Nëse nuk luaj për të fituar,
atëherë nuk jam i lumtur".
Cila është hera e fundit që keni qarë?
Kur lindi djali. Kur bashkëshortja ime u kthye në
shtëpi dhe unë e mbajta për herë të parë në krah,
provova emocione aq të forta sa lotët më rrodhën
vetvetiu. As që e kisha parë që isha duke qarë.
Na e përshkruaj veten tënde me tri fjalë?
I turpshëm, alegro dhe miqësor.
Çfarë vlerësoni më shumë te një person?
Sinqeriteti.
Tani që kanë kaluar thuajse 13 vjet, çfarë do të
thotë për ju debutimi në Serinë A që në moshën
16 vjeç?
Është një emocion i madh, por në atë moment
nuk e mendon fare moshën. E realizon më vonë me
kalimin e viteve.