Votat, Topi kërkon ndihmën e PS
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, vendos të bëjë negociata me kampin e majtë për të siguruar 94 vota për ndryshimet në Kushtetutë. Lajmi është konfirmuar nga mbështetës të Presidentit Topi në Kuvendin e Shqipërisë. Pasi deputetët e PD-së kanë bindur Kryeministrin Berisha lidhur me variantin e zgjedhjes së Presidentit të ardhshëm nga populli, kreu i shtetit pritet të marrë në dorë frerët e negociatave, të cilat priten të zhvillohen përpara seancës së radhës së Parlamentit. Një ditë më parë, sipas Besnik Mustafajt, Kryeministri Berisha në grupin e PD-së u shpreh se "zgjedhjen e Presidentit nga populli nuk e pranon Edi Rama dhe Partia Socialiste". Për këtë, kampi blu ka nisur lobingun për të siguruar vota majtas. Loja politike pritet të bëhet akoma më shumë interesante, ndërkohë që dy drejtuesit më të lartë të shtetit nuk kanë të qartë skemën sesi do të veprojë secili prej tyre për të gjetur votat e duhura. Situata është e turbullt nga të dyja anët, ndërkohë që burime pranë grupit parlamentar të PD-së pohojnë se do të lobohet për të siguruar vota majtas. Sipas këtyre burimeve, aleatët e djathtë janë tashmë pro zgjedhjes së Presidentit nga populli, ndërkohë që kanë pohuar se kampi blu do të hyjë në negociata me kampin rozë për të siguruar votat e duhura. Burimet pranë Partisë Demokratike theksojnë se Presidenti Topi do të jetë ai që do të sigurojë votat e duhura për të bërë ndryshimet në Kushtetutë. Loja e shifrave pritet të sjellë surpriza të reja në arenën politike, ku bashkëpunimi sesi do të garantohen numrat e duhur do të zbulohet në ditët në vazhdim. Kryeministri Sali Berisha, megjithëse nuk e ka pranuar asnjëherë publikisht se nuk i ka votat e duhura për të bërë ndërhyrjet në dokumentin themeltar të shtetit, duhet me patjetër të mos mbajë të përçarë grupin e partisë së vet. Grupi i PD-së për çështjen e Presidentit është i ndarë në dy drejtime të kundërta. Njëra palë kërkon ndryshimet në Kushtetutë në pikat ku preken kompetencat e numrit një të shtetit, ndërsa pala tjetër kërkon zgjedhjen e tij nga populli, në mënyrë që kompetencat e Presidentit të mos dobësohen. Nga ana tjetër, kreu i shtetit duhet të sigurojë ashtu si më 3 korrik të 2007-ës votat e duhura për të ndryshuar mënyrën e zgjedhjes së Presidentit. Ashtu si Berisha, edhe Topi janë dakord për skemën e ndryshimit të nenit 87, të ashtuquajtur ndryshe si neni i krizës. Berisha ka përkrahur të dyja variantet, ku përfshihet zgjedhja e Presidentit nga populli, por edhe zgjedhja me votim të thjeshtë në raundin e fundit. Një ndër opsionet e mundshme për të vepruar Presidenti Topi është negocimi me partinë më të madhe të opozitës, por edhe me aleatët e tjerë të vegjël. Parlamentit i duhet domosdoshmërish plotësimi i numrit 94, për të bërë ndryshimet ën Kushtetutë. Loja për të gjetur konsensusin e një numri të tillë në Kuvend është në dorë të Presidentit Topi dhe Kryeministrit Berisha, por kondicionohet gjithashtu edhe nga lideri i PS-së, Edi Rama. Gjetja e një gjuhe të përbashkët do t‘u japë fund në këtë mënyrë edhe konflikteve të hapura brenda Partisë Demokratike, e cila është në prag të përçarjes.
Meta: Presidenti të zgjidhet nga populli
Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga deputetët Ndre Legisi dhe Nikollaq Neranxi, zhvilloi një takim me banorët e zonës së Yzberishtit në Tiranë. Modeli aq i dëgjuar kohët e fundit, tha Meta, ai spanjoll, që lidershipi PS-PD gatuan në mënyrë të fshehtë, është një komplot i vërtetë për demokracinë shqiptare. Sipas tij, nëse ka një institucion kushtetues që gjatë këtyre dhjetë viteve ka funksionuar në mënyrë demokratike në përgjithësi dhe ka qenë faktor stabiliteti për të gjithë sistemin politik dhe institucional, ka qenë ai i Presidentit. "Tashmë edhe këtë duan ta eliminojnë si institucion dhe duan që edhe Presidenti të zgjidhet me shumicë të thjeshtë, me aq sa zgjidhet apo ndërrohet një ministër në Parlament", tha Meta. Por Presidenti, vlerësoi ai, nuk është pjesëtar i mazhorancës, Presidenti nuk është një ministër, Presidenti nuk përfaqëson në Kushtetutë një parti, por Presidenti përfaqëson unitetin kombëtar. Vetëm me President nga populli, shtoi Meta, mund të vendosim rregulla të pastra të funksionimit të demokracisë në vend. "Sepse nëse deputetët nuk do të kenë mundësi për të zgjedhur deputetët, nëse bëhet një sistem me lista të mbyllura, nëse edhe Presidentin do e zgjedhë mazhoranca e radhës, atëherë çfarë do të zgjedhë populli?!", shtroi pyetjen Meta.
Komisioni i Ligjeve miraton amendamentet për ndryshimet kushtetuese
Të hënën në Kuvend votohen të dyja variantet
Të hënën, Kuvendi i Shqipërisë do të votojë amendamentet për ndryshimet në Kushtetutë të propozuara nga PD dhe PS. Vendimi është marrë në Komisionin e Ligjeve, ku është votuar me debate pro kalimit të amendamenteve kushtetuese. Zgjedhja e Presidentit nga populli apo me shumicë të thjeshtë votash në raundin e pestë ka qenë argumenti më delikat në Komisionin e Ligjeve. Deputetët Pal Dajçi, Sali Shehu dhe Dashnor Sula kanë votuar kundër zgjedhjes së Presidentit me 71 vota. Ndërkohë që në Kuvend, ditën e hënë do të kalojnë për votim të dyja variantet, ajo e zgjedhjes së Presidentit nga populli dhe ajo e zgjedhjes së tij me 71 vota. Ditën e hënë do të vendoset nëse PD i ka apo jo votat e duhura për të bërë ndryshimet në Kushtetutë. Përplasja e parë brenda PD-së ka nisur që në Komisionin e Ligjeve, ku 3 deputetë të djathtë dhe një i LSI-së, Spartak Braho kanë votuar kundër amendamentit për Presidentin. Varianti për zgjedhjen e Presidentit nga populli do të kalojë për miratim në Kuvend, meqenëse janë mbledhur 28 firmat e nevojshme nga Partia Demokratike, Partia Republikane, PBDNJ dhe ajo Demokristiane. Komisioni parlamentar i Ligjeve është mbledhur dje pasdite për të
vijuar diskutimin e projektligjit "Për disa ndryshime në Kushtetutë, të propozuara nga PD-PS". Dy ditë më parë, ky komision miratoi me shumicë votash disa nga këto ndryshime, që lidhen me sistemin zgjedhor proporcional rajonal, shfuqizimin e pjesës 12 të Kushtetutës që flet për KQZ-në, si dhe përcaktimin me pesë vjet të mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm. Ndërkohë, diskutimi i djeshëm ishte në vijim të shqyrtimit të mendimit të nenit kushtetues për procedurat e zgjedhjes së Presidentit dhe të nenit për mocionin e besimit dhe mosbesimit ndaj Kryeministrit. Këto ndryshime nuk u miratuan dy ditë më parë, duke ua lënë për ridiskutim relatorëve të projektligjit. Nga ana tjetër, disa deputetë të PD-së, ndër ta dhe Besnik Mustafaj, Bujar Leskaj, Edi Paloka dhe 25 deputetë të tjerë, mbështesin zgjedhjen e Presidentit nga populli, duke iniciuar edhe një nismë të tyre, të cilën pritet ta paraqesin në Komisionin e Ligjeve.