Roli i Sulejman Delvinës si atdhetar dhe Kryeministër i Shqipërisë
dhënë mësim në liceun e Gallata Sarajit
ku frëngjishtja ishte gjuha bazë e atij
liceu plot me libra të vlefshëm të asaj
kohe, Sulejman Delvina e shfrytëzonte
atë mjedis perëndimor, bibliotekën e
pasur të liceut dhe me ato libra ai lidhej
me shkencën perëndimore duke kaluar
kohën e lirë. Më pas, ai u emëruar
nënshef seksioni dhe shef seksioni në
Ministrinë e Brendshme të Turqisë dhe
pak më vonë në funksionin e drejtorit
të përgjithshëm të punëve lokale të
vilajeteve. Pas Luftës së Përgjithshme,
Sulejman Delvina, shkoi në Paris si delegat
i kolonisë shqiptare të Stambollit,
ku bashkë me të ishin edhe Halil Pasha
Gjirokastra me Fuat bej Dibrën.
Kryeministër në qeverinë
e dalë nga Kongresi i Lushnjës
Në janarin e vitit 1920, Sulejmjan Delvina
mori pjesë në Kongresin e Lushnjës,
ku spikati si një nga aktorët kryesorë të
asaj ngjarjeje madhore, e cila i hapi rrugë
riorganizimit të shtetit shqiptar. Lidhur
me këtë, në revistën "Minerva" të vitit
1932, publicisti i njohur, Nebil Çika, në
artikullin me titull: "Vdekja e Sulejman
Delvinës", ka shkruar: "Kongresi i Lushnjës
plotësoi qeverinë e re me zgjedhjen
e një kabineti prej nëntë anëtarësh të
kryesuar nga Sulejmani dhe caktimin
e një Senati apo Këshilli Kombëtar prej
37 anëtarësh të veshur me fuqi parlamentare
deri në kohën e zgjedhjeve të
përgjithshme. Kabineti përbëhej si më
poshtë: Sulejman Bej Delvina, Kryeministër,
Mehmet bej Konica, Ministër
i Punëve të Jashtme, Ahmet Bej Zogu,
Ministër i Brendshëm, Kadri Bej Prishtina-
Ministër i Drejtësisë, Sotir Peci,
Ministër i Arsimit, Ndoc Çoba, Ministër i
Financave, Eshref Bej Frashëri, Ministër
i Punëve Botore, Idhomene Kosturi,
Ministër i Postave dhe Telegrafëve dhe
Ali Riza Pasha Kolonja, Ministër i Luftës.
U zgjodh dhe Këshilli i Lartë i Regjencës
prej katër vetash: zz. Imzot Bumçi, Aqif
Pashë Elbasani, Abdi Toptani dhe dr.
Mihal Turtulli. Në këtë Kongres u formua
dhe Këshilli Kombëtar, si dhe u miratua
Statuti i Lushnjës, i cili ishte ligji themeltar
i shtetit të ri shqiptar. Ai shpalli
ndarjen e fesë nga shteti dhe vendosi
që më vonë, kur të bëheshin zgjedhjet,
Asambleja Kushtetuese të përcaktonte
formën e regjimit. Pra, në Lushnjë u sanksionua
sovraniteti i shtetit shqiptar me
organet që ngriti Kongresi. Në gazetën
"Mbrojtja Kombëtare" të datës 11 nëntor
1920, në artikullin "Rregulli i Shtetit", Ali
Këlcyra e përcakton kështu Kongresin e
Lushnjës: "Mbledhja e Lushnjës, e cila u
bë burimi i shpëtimit të Shqipërisë, do
meritojë të shkruhet me shkronja të arta
në historinë tonë." Ndërsa për Kryeministrin
Sulejman Delvina, ai shprehet:
"Sulejman Beu, i cili këto kohërat që
u ndodh në qeveri dha prova jo vetëm
si njeri i mësuar, por akoma dhe si një
burrë shteti me karakter". Kongresi i
Lushnjës hodhi poshtë kompromisin
13-14 janarit të vitit 1920 ku Fuqitë e
Mëdha kërkonin copëtimin e Shqipërisë.
Kongresi i Lushnjës gjithashtu rrëzoi
qeverinë filo-italiane të Durrësit, duke
u zotuar se do të luftonte për çlirimin
e vendit. Qeveria e Sulejman Delvinës
brenda një kohe prej dhjetë muajsh
zgjidhi me sukses detyrat që i caktoi
Kongresi i Lushnjës. Më 11 shkurt, qeveria
u vendos në Tiranë, i cili që nga ajo
kohë u bë kryeqyteti i Shqipërisë. Më
13 mars të po atij viti u shpall bashkimi
i Shkodrës me qeverinë kombëtare
të Tiranës, duke shmangur repartet e
armatosura jugosllave që kishin ardhur
afër Shkodrës. Lidhur me këtë, në një
shkresë të Sulejman Delvinës, thuhet:
"Tiranë më 8-IV- 192O. Prokurorisë
s‘Apelit Shqypni. Mbas shkresës së
Kryeministrisë Nr. 252/1 dhe 4/4/20,
Ju njoftohet se Këshilli i Përfaqësuesve
me vullnet e dëshirë të këshilltarëve të
vet mori emrin Këshilli Kombëtar. Zv.
Ministri i Drejtësisë. Kryeministër. S.
Delvina (d.v.)"(Fondi 249, dosja II-12
viti 1920).
Raporti i Suljeman Delvinës
për qeverinë që kryesonte
Më 29 prill të vitit 1920, Sulejman
Delvina raportonte në Këshillin Kombëtar
se qeveria ka zbatuar vendimet e
Kongresit të Lushnjës. Lidhur me këtë,
në atë raport të Kryeministrit Delvina,
thuhet: "Kongresi i Lushnjës duke i
dhënë besimin qeverisë së re, i parashtroi
dhe programin politik, të cilin
ajo e ka pranuar dhe mbi të cilin është
betuar dhe ky program është mbrojtja
e independencës së plotë me të drejta
sovrane i tërësisë tokësore të shtetit
shqiptar; kështu që tashti qeverisë i
mbetet vetëm me ju paraqit zhvillimin
e programit të brendshëm në të gjitha
degët e administratës dhe rrugën që ka
për të ndjekur për të mbrojtur të drejtat
kombëtare, sipas programit të Lushnjës.
Për të siguruar independencën e plotë
qeveria ka vendosur të mos njohë asnjë
qeveri të huaj të përzihet në punët
shtetërore dhe këtë vendim e ka mbajtur
dhe do ta mbajë me çdo therori për
sigurimin e tërësisë tokësore, e cila është
krejt e dëmtuar nga fuqitë e huaja..."
(Fondi 146, dosja 23, vitet 1920-1929, fq.
8). Në fushat e politikës së brendshme
qeveria e kryesuar nga Suljman Delvina
u drejtua në zhvillimin e programit të
brendshëm në të gjitha degët e administratës.
Po në dosjen 23, të cituar më lart,
flitet edhe për Ministrinë e Brendshme.
Aty, midis të tjerave, theksohej se: "Mendimi
i ministrive për administratat e
vendit është të ngriturit e prefekturave
e të qeverisurit të Shqipërisë vetëm me
shkallë qeverinash, sigurimi i qetësisë,
ruajtje e kufijve të shtetit mbështetet
vetëm në fuqinë e xhandarmërisë, veç
një batalion që gjendet në çdo qendër
prefekture, kanë për të formuar dhe
tre batalione shëtitëse". Po në dosjen
23 të fondit 146, vitet 1920-1929, me
nëntitull "Financat", shkruhet: "Duhen
shtuar të marrurat, që të mos vrasin
drejtpërdrejt pasurinë e popullit. Arka
e përgjithshme e Financës ka për të paraqitur
së bashku të gjithë të marrurat,
si dhe prishjet e gjithhershme të shtetit,
të rregullohen, të mos i rëndohen shtetit
jashtë fuqive financiare që mund të ketë
shteti, ndonëse duket se të marrurat sot
nuk u bëjnë dot ballë shpenzimeve". Në
kuadër të kësaj, shtojmë se Kryeministri
Sulejman Delvina për sigurimin e mjeteve
financiare në fillim të marsit 1920,
nxori vendimin për të emetuar një hua
të brendshme prej dy milionë franga ari,
e cila do të shlyhej brenda dy vjetëve.
Vlen të theksohet se Korça, në kohën e
bashkimit me pjesën tjetër të atdheut,
dorëzoi qeverisë qendrore të Tiranës
gjendjen e arkës që përfshinte shumën
e dy milionë franga franceze, shumë kjo
që ishte kursyer nga miradministrimi i
administratës franceze gjatë pushtimit
francez. Qeveria e Sulejman Delvinës e
dalë nga Kongresi i Lushnjës e qeverisi
vendin fill pas Luftës së Parë Botërore,
ku dëmet materiale dhe njerëzore në
Shqipëri ishin tepër të mëdha. Ajo u
përpoq të mirë-administrojë vendin dhe
arriti të mos marrë hua nga asnjë shtet i
huaj. Kurse për arsimin, gjendja në Shqipëri
në kohën e qeverisjes së Sulejman
Delvinës ishte e mjeruar, mungonin
librat, orenditë, ndërtesat shkollore. Në
këtë kuadër, ajo qeveri duhej të krijonte
prej asgjëje, gjithçka që i përket arsimit,
të përgatiste mësues të aftë, të hartonte
libra e të përkujdesej për orendi e ndërtesa.
(Parlamenti, Fondi 146, Dosja 23,
vitet 1920-1929).
Konsolidimi i organeve të
drejtësisë nga qeveria e Delvinës
Për sa u përket organeve të drejtësisë,
asokohe u përdor legjislacioni turk, gjë të
cilën më parë e kishte bërë edhe qeveria
e Vlorës, për interesat e shtetit shqiptar,
por në qeverinë e kryesuar nga Suljeman
Delvina u bënë edhe ndryshime në organizimin
gjyqësor, në llojet e gjykatave.
Kështu, pas Gjykatës së Paqit, (e Faktit,
shënimi ynë), vinte Gjykata e Fillimit, e
Përtërimit dhe e fundit, Gjykata e Diktimit,
(Apelit), ishte instanca më e lartë
në sistemin gjyqësor. Sulejman Delvina
ishte jo vetëm Kryeministër, por dhe
zv.ministër i Drejtësisë. Mes të tjerash,
lidhur me ushtrimin e asaj detyre të dytë
bën fjalë edhe këto dokumente që po
citojmë më poshtë, ku thuhet: "Kryesisë
së Këshillit Ministerial. Ministrisë së
Drejtësisë, Në Tiranë. Po ju dërgojmë
këtu ngjit shtojcën e ligjeve të organizimit
edhe ligjin e nëpunësve të vërtetuara
përkohësisht prej Këshillit Kombëtar,
Nr. 51, datë 28-05-1920, e pëlqyer prej
Këshillit të Lartë, Nr. 108 më 19-07-1920,
për ta vënë në veprim plotësisht. Tiranë,
11 VIII 20. Kryeministri. Sulejman Delvina.
(Vula Firma). (Ministria e Drejtësisë,
Kuadër Organizim, Fondi 155, Dosje
II-13, vitet 1919-1920). "Ministrisë së
Drejtësisë. Kryeministrisë Tiranë
Në përgjigje të shkresës suaj 1346,
kemi nderin të lajmërojmë Shkëlqesinë
tuaj se trupi gjykues i Përtërimit të Beratit
është i plotësuar. Por në ndryshimin
që qe bërë, prokurori qe emëruar kryetar
dhe zoti Hamid që ka qenë pyetës është
emëruar ndihmës-anëtar. Nga shkaku
që këta nuk kanë mundur të gjinden në
shikimin e disa padirave mbas një shkrese
të prokurorisë e Diftimit gojarisht
të z. Prefekt të Beratit, u muar vesh se
gjyqi i Beratit nuk ka mundur të veprojë
rregullisht. Për të mos u shkaktar vonimi
i gjyqeve qe dhënë urdhër i veçantë, të
merret si gjyqtar z. Faik Monopati, pyetës
që është emëruar rishtas e kështu
të plotësohet trupi gjykues. Tiranë
8-8-1920. Me nderime të posaçme paraqesim
këtë anëshkrim. Kryeministri.
Zv/ministër i Drejtësisë, S. Delvina.
Për të mos me shkaktue vonim gjyqeve
me urdhër të veçantë u emërua pyetës
në gjyqin e përtërimit të Beratit, Faik
Monopati. (A.Q.SH. Fondi 249, Dosja I
223/3, fl. 119)
Roli i Sulejman Delvinës
në diplomacinë shqiptare
Më 28 maj të vitit 1920, u nënshkrua
protokolli i Kapshticës me qeverinë
greke, u njohën kufijtë e 1913-ës, dhe
kështu u ndalua hyrja e ushtrisë greke
në Jug të Shqipërisë, por atje ngelën 26
fshatra shqiptarë në duart e grekëve. Me
akordin e qeverisë së Tiranës u normalizuan
marrëdhëniet e Shqipërisë me
Italinë. Qeveria e kryesuar nga Sulejman
Delvina u përpoq për çlirimin e plotë
nga ana e veriut dhe e lindjes, duke u ankuar
me notat 12 dhe 14-VIII- 1920 për
shkeljen e padrejtë të tokës shqiptare.
Po në këto kohë, qeveria bëri çka kishte
mundësi për t‘u bërë që Shqipëria të
pranohet në Lidhjen e Kombeve. Votimi
i favorshëm që dha Asambleja e Lidhjes
së Kombeve më 17 dhjetor të vitit 1920,
ishte një fitore e madhe për diplomacinë
shqiptare. Qeveria e kryesuar nga Sulejman
Delvina arriti të çlirojë pjesën më të
madhe të Shqipërisë, ngriti administratën
shqiptare dhe krijoi ushtrinë kombëtare
për mbrojtjen e atdheut. Qeveria
shqiptare nuk pranoi propozimin italian
për mbrojtjen e Vlorës për shkaqe "sigurie", për të mirën edhe të vetë Shqipërisë!
Ajo nuk lejoi të cenohej tërësia tokësore
e Shqipërisë. Sulejman Delvina u përpoq
që çlirimi i Shqipërisë të kryhej me mjete
diplomatike, me mbrojtje të interesave
të kombit shqiptar në arenën ndërkombëtare.
Ajo nuk u solidarizua haptazi
me luftën e Vlorës, por e ndihmonte atë
me gjithçka kishte mundësi. Sulejman
Delvina dallohej për kulturën e madhe
që kishte. Ai kishte kryer shkollën e lartë
të shkencave politike-administrative e
ekonomike, Universitetin e Perandorisë
Osmane ku përgatiteshin kuadrot e
larta drejtuese në fushat e ndryshme
të administratës perandorake, gjë e cila
bëri që në Perandorinë Osmane, atij t‘i
besoheshin detyrat të rëndësishme.
Puna e Sulejman Delvinës
si ministër i Brendshëm
Përveç funksionit të Kryeministrit,
Sulejman Delvina mbajti edhe postet e
zëvendësministrit të Brendshëm dhe të
Drejtësisë. Në këto detyra ai u përpoq
dhe luftoi me të gjitha mundësitë e tij
për krijimin e institucioneve themelore
të shtetit të ri shqiptar të riorganizuar
pas Kongresit të Lushnjës. Në kuadër
të këtyre detyrave, Sulejman Delvina iu
vu punës për konsolidimin e sistemit
gjyqësor dhe për mirëfunksionimin e
tij. Lidhur me këtë bëjnë fjalë edhe disa
dokumente e materiale që po citojmë
më poshtë, ku shihet qartë puna dhe roli
i madh i tij si nacionalist e diplomat, i
cili përpiqej ta drejtonte shtetin shqiptar
me drejtësi, sjellje të matura, këshilla
të urta dhe të vlefshme, pa shkaktuar
konflikte, duke u munduar të shpëtonte
shtetin e porsakrijuar shqiptar. Kështu,
në dokumentin që mban datën 5 shtator
1920, i cili gjendet në fondin arkivor të
Bajram Currit, midis të tjerash shkruhet:
"I nderuari Zotni, Pranimi i armëve të
dërguara në emër të Hasan Beut (Hasan
Prishtina, shënimi ynë), nga ana
e D‘Anuncios (D‘Anunzio), politikisht
ka shumë inkonveniencë të jashtëzakonshme,
po ta marrë vesh Europa se
qeveria shqiptare ka marrëdhënie dhe
bashkëpunon me D‘Anuncion, të cilin
e trajton si një aventurier, kishte për të
dhënë një gjykim shumë të keq dhe do
ta trajtonte si një element turbullues e
ngatërrestar. Mbas lajmeve të fundit,
Anglia nuk dëshiron ndonjë shteg të
ndizet zjarri i luftës në Ballkan. Amerika,
që është më i madhi mbrojtësi ynë, është
duke bashkëpunuar me D‘Anuncion, i
ndërron mendimet dhe qëllimet e mira
që ushqen për ne". Po si qëndronte e
vërteta e problemit që Sulejman Delvina
i parashtronte Bajram Currit në atë
letër? Në atë kohë, Këshilli i Ministrave
me në krye Sulejman Delvinën, vendosi
mos-shkarkimin në portet shqiptare të
një vapori italian, i cili ishte ngarkuar
me armë e municion dhe me mjete të
tjera luftarake. Kjo anije kishte ardhur
në Durrës për të shkarkuar armët e
dërguara nga D‘Anuncio për kosovarët,
që ata, me të marrë këto armë, të hidheshin
në kryengritje. Po të mbërrinin këto
armë në Kosovë, serbët, si reprezalje të
veprimeve të kosovarëve do të digjnin
fshatra të tërë e do të shkaktonin një
eksod të ri të kosovarëve. Vapori që u
dërgua në Durrës, atje u dëbua, pastaj
ai shkoi në Shëngjin, ku u ndalua me
forcë shkarkimi i tij nga xhandarët.
Në këtë kohë, fuqitë jugosllave ishin
përqendruar në Grykën e Bunës, gati
për të pushtuar Shëngjinin në rast të
shkarkimit të armëve.
Delvina: Të mos përlyejmë
emrin e Shqipërisë
Lidhur me këtë ngjarje, në letrën e
sipërcituar, Sulejman Delvina shkruan:
"Respektin që kemi fituar në Evropë
me ngjarjen e lumtur të Vlorës, po ta
përlyejmë me disa sjellje të pamatura,
kishte për t‘u zhdukur dëshira që kanë
shtetet e Evropës për të formuar rishtas
një Shqipëri indipendente, e atëherë, atdheu
ynë i mjerë, do të jetë fatzi përgjithmonë.
Thoshin se deri tashti e shkatërroi
Shqipërinë Esat Pasha. Porse këtë herë,
në qoftë se Shqipëria shkatërrohet, ajo
shkatërrohet me dorën tonë, ka për të
qenë një fatkeqësi e një dëm i madh për
ne. Po të vijojmë me veprimet tona që t‘i
sjellim shqetësime Evropës, ju siguroj
me nderin dhe ndërgjegjen time se Shqipëria
do zhduket ..." Është për të ardhur
keq se me sigurimin e këtyre armëve dhe
zbarkimin e tyre në bregdetin shqiptar
merrej miku i Komitetit "Mbrojtja Kombëtare
e Kosovës", D‘Anuncio. Kurse
për të treguar se kush ishte fashisti,
Gabriele D‘Anuncio, citojmë lajmin e
gazetës "Shqipëria e Re", ku njoftohet
se poeti italian, D‘Anuncio, dërgoi në
Shqipëri 30 milionë fishekë për të vrarë
shqiptarët në Luftën e Vlorës. (Dokumenti
Nr. 80. Dokumente e materiale
historike nga lufta e popullit shqiptar
për liri e demokraci 1917-1941, Tiranë,
1959). Midis të tjerash në ato dokumente
bëhet fjalë edhe për D‘Anuncion, ku
ai shfaqte hidhërimin për humbjen e
Vlorës: "Si mundeni, mbrojtës të Fiumes,
të ndieni dhimbje e të hidhërohi
që Vlora t‘u kthehet shqiptarëve? Nuk
luftoni ju kundër çdo lloj grabitjeje,
shtypjeje? Nuk mbroni si në Fiume me
çdo kusht parimin e nacionalitetit dhe të
drejtën popullore për t‘u ribashkuar me
atdheun e zgjedhur?" (Për D‘Anuncion,
atdheu i zgjedhur ishte Italia, më të cilin
duhet të ribashkohej Vlora, sepse, siç
pohonte vetë D‘Anuncio: "Për shkak të
dëbimit nga Vlora, Italia është një kor i
madh sopran të tredhurish...")
(vijon nesër)