E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piro Milkani, sot prezantimi zyrtar për OSCAR-in

 

TIRANE- Ndonëse ka disa ditë që u përhap lajmi se filmi "Trishtimi i Zonjës Shnajder", me regji të Piro dhe Eno Milkanit është kandidat për çmimin OSCAR në kategorinë e filmave në gjuhë të huaj (filmat jo në gjuhën angleze), vetëm sot do të bëhet prezantimi zyrtar. Regjisorët së bashku me protagonistët e stafin e filmit do të japin sot një konferencë shtypi, në orën 11:00, në Galerinë Kombëtare të Arteve. I pranishëm do të jetë dhe presidenti i shoqërisë ndërkombëtare "TPE - Tele Produzioni Elettroniche", që organizon distribucionin e filmit në të gjithë botën. Sipas njoftimit, gjatë konferencës do të jepet zyrtarisht lajmi që filmi "Trishtimi i Zonjës Shnajder" do të përfaqësojë Shqipërinë në edicion e "81-të "OSCAR Academy Awards". Pritet që të sqarohet edhe se nga kush është përzgjedhur ky film, pasi bordi i Qendrës Ndërkombëtare Kinematografike nuk ka qenë pjesë e këtij procesi. Njëkohësisht, as ministri i TKRS-së, Ylli Pango.

(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)



Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›