Kroaci, Shtypi: Klani i Zemunit vrau gazetarët kroatë
ZAGREB-Atë që polici nuk guxon ta thotë në Kroaci e thotë shtypi. Gazeta beogradase “Press” ka raportuar se identikiti që ishtë bërë publik në Zagreb, dëshmon se gazetarët kroatë Ivo Pukaniç dhe Niko Franjiç ka shumë mundësi të jenë vrarë nga një anëtar i Klanit të Zemunit. Dyshohet si autor i 34 vjeçari Sretko Kaliniç, anëtar i këtij Klani.
Kaliniç të hënën e kaluar është parë në Kroaci, ndërsa si anëtar i ikur i klanit të Zemunit gjatë pesë viteve të fundit është hetuar të ketë qëndruar në Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi, Greqi, Bullgari dhe Serbi.
Përvec tij në arrati ndodhen edhe gjashtë anëtarë të këtij grupi. Gazeta citon burime të policisë serbe që thonë se Kaliniç është vrasës profesionist, gjakftohtë dhe sadist.
Ndërkohë ministri serb i policisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se ministria që ai drejton "tani për tani nuk ka asnjë sinjal se kushdo qoftë nga shtetasit serbë është i përzier në vrasjen" e gazetarëve kroatë.
(d.b/BalkanWeb)