E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, vritet nena dhe vellai i aktores amerikane, Xhenifer Hadson

 

NJU JORK- Nje ngjarje e rende ka tronditur aktoren amerikane, ,Xhenifer Hadson. Nena dhe vellai i fitueses se cmimit Oskar jane gjetur te vrarw në shtepine e tyre, ndersa nipi i saj shtate vjecar eshte zhdukur. Trupat e pajete te nenes se Xhenifer, Darnell Donerson dhe vellait te saj, Xhejson Hudson u gjeten te pajete, pasi ishin qelluar me arme, ne shtepine e tyre ne Cikago, naten e se premtes. Lajmi per kete ngjarje te rende u konfirmua edhe nga zedhenesi i aktores se njohur per rolin e saj ne filmin Dreamgirls, rol per te cilin ajo fitoi cmimin oskar ne vitin 2006, por edhe per rolin e saj ne filmin “Sex and dhe Citi” apo “The secret life of bees”, film i cili konsiderohet kandidat kryesor per cmimin Oskar te ketij viti.
Policia ka nisur kerkimet per te gjetur nipin shtate vjecar te Hudson, nderkohe qe sipas tyre, nuk kishte shenja per hyrje ne dhune ne shtepine e tyre. Nuk dihet ende se kush qendron pas kesaj vrasjeje, nderkohe qe ne polici eshte shoqeruar nje shtetas, por me sa duke tai nuk kishte lidhje me ngjarjen.

(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)



Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›