E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pirro Misha: Skeptik për realitetin shqiptar

Është një ide e hershme dhe një model i njohur në botën europiane. Pa dyshim që realizimi i kësaj ideje është tepër i dobishëm sidomos në një vend të vogël si i yni, i dalë nga izolimi i gjatë dhe që ka nevoja të mëdha për të thithur kulturën më të mirë botërore dhe të promovojë letërsinë e tij. Kjo kërkon organizim dhe ide të qartë dhe financim që të shkojë në shërbim publik dhe jo në interes të njërit apo tjetrit. Është e rëndësishme që veç të tjerash të kthehet në një shkollë përkthimi, çka përbën sot një domosdoshmëri duke pasur parasysh nivelin e dobët të përkthimeve sot në Shqipëri. Por më lejoni që të mbetem sërish skeptik duke pasur parasysh realitetin shqiptar dhe sidomos politikat që ndiqen nga Ministria jonë e Kulturës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›