Zamira Kita me “vello të bardhë”
18/12/2008 Nuk është Zamira që jemi mësuar të shohim zakonisht. Loja e saj nuk vjen përmes batutave dhe humorit, por përmes një emocioni të fortë, pse jo dhe lotëve. Këtë radhë aktorja e njohur korçare shfaqet në një monodramë. Për plot 45 minuta Zamira Kita rrëfen një anë të dhimbshme të shoqërisë shqiptare: prostitucionin, si plagë sociale dhe vetjake. Është prostituta që vuan për dashurinë e fëmijëve të saj, gruaja që vetëgjykohet dhe vetëvritet.
Një vepër tërësisht shqiptare me autor Odise Plaku, “Velloja e bardhë” është ngjitur dje dhe do të ngjitet edhe sot në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar në Tiranë. E vënë premirë fillimisht në Korçë, shfaqja sjell për herë të parë në rolin e regjisorit aktorin Marko Bitraku, ndërkohë që skenografia mban emrin e Roland Karranxhës.
- Për herë të parë shfaqeni në një monodramë. Pse kjo zgjedhje dhe si ndiheni?
- Kjo është vërtet e rëndësishme për mua, sepse është sfidë shumë e madhe dhe njëkohësisht vështirësi shumë e madhe. Ndërsa në role komike publiku i Korçës dhe më gjerë kanë pasur rastin të më shohin, në dramë daljet e mia nuk kanë qenë kaq të shpeshta. Për më tepër në monodramë, që është hera e parë. Duke qenë se jam aktore humori dhe e lindur pak hokatare, humori ka tjetër vend tek unë dhe e kam rregulluar me lehtësi. Jo se nuk më ka lodhur, por ka qenë shumë më e thjeshtë, shumë më bukur dhe më me kënaqësi. Por emocioni që më fal kjo monodramë është i papërsëritshëm. Është hera e parë që mbaj një rol kaq të vështirë dhe me një dramacitet të tillë. Emocioni dhe drama shoqërohen që në fillim, kur personazhi gjendet në një qeli dhe fillon të tregojë historinë, arsyen pse është detyruar të ndjekë këtë rrugë. Personazhi është një grua e martuar me dy fëmijë. Kushtet e vështira ekonomike në të cilat jeton, e detyrojnë të prostituojë për të mbajtur fëmijët me bukë. Por autori dhe unë si personazh, duke ndjekur linjën e tij, përcjell të njëjtin mesazh, madje duke e thelluar më tepër: nuk e përligj rrugën që ka zgjedhur. Dhe në fund kjo grua vetëgjykohet dhe vetëvritet.
- Çfarë ke ndier nga ky rol si femër dhe si nënë?
Duke qenë nënë edhe vetë e kuptoj se sa e vështirë është t’ia plotësosh të gjitha dëshirat fëmijës, apo ta sjellësh në jetë e të përpiqesh të mos i mungojë asgjë; të lësh gjurmë të mira te fëmija që të ketë fëmijëri të lumtur e më pas kjo ta ndjekë në rrugën e tij. Duke e ndier këtë, ndihem në personazhin tim shumë më tepër nënë. E përjetoj dhe faktin se ç’do të thotë të detyrohesh t’i thuash “lamtumirë” fëmijës, të zhdukesh nga kjo botë e keqe për të mos i lënë njollë të zezë atij. Është dhimbje shumë e rëndë, dhe kjo më bën që herë-herë të ndihem vërtet keq në monodramë. Më kap herë-herë një ngashërim i tillë që më bën të harroj edhe mjeshtërinë e aktorit, aq sa harroj dhe kontrollin ndaj vetes, por e mbledh shumë shpejt veten se jam aktore e duhet të përcjell emocion tek të tjerët dhe jo të shkatërroj veprën apo ta lë në mes. Kështu që përpiqem të jem brenda gjithë parametrave që duhen për të qenë një aktore e kompletuar apo për të qenë absolutisht mirë në mjeshtërinë time të aktorit. Se sa e arrij këtë, sigurisht që e vlerëson publiku apo kritika.
- Shfaqja ka pasur së pari premierën në Korçë, çfarë vjen ndryshe në këtë vënie të re në Tiranë?
- Monodrama është shfaqur në Korçë, ku është ndjekur me kujdes dhe ka pasur shumë interes. Unë jo në të gjitha netët kam qenë siç dëshiroja. Ka pasur net kur jam ndier shumë e lumtur, se kam arritur çfarë kam menduar, por dhe net të tjera, kur nga mbingarkesa shumë e madhe, emocioni, stresi, jam tharë në emocione, kam qenë pak e ftohtë në lojë; të paktën kështu e kam gjykuar unë veten. Megjithëse vetëkontrolli apo mungesa e tij për aktorin nganjëherë nuk është i mirë, është i pashmangshëm. Në Tiranë kjo sigurisht vjen ndryshe, sepse këtu ka shumë publik. Këtu ka publik elitar, publik artistësh. Janë kolegët e mi, kritikë teatri, të cilët vijnë me interes, shohin me syrin kritik, por vijnë edhe me dashamirësi dhe mua më duhet të përballem me gjithë këto. Dhe të gjitha këto në subkoshiencën time ekzistojnë pavarësisht se dua t’i shmang. Është përgjegjësi shumë herë më e madhe. Jo se i kam nënvleftësuar shfaqjet në Korçë, absolutisht, por Teatri Kombëtar është një përgjegjësi për secilin aktor që vë këmbën në atë skenë. Skena është e shenjtë kudo, është dhe aleate njëherazi, por skena e TK-së është e magjishme. Unë kam pasur rastin të luaj në Teatrin Kombëtar gjashtë vjet më parë “Karnavalet” me Roland Trebickën. Mos harroni se kam pasur në krah Trebickën, ai ka qenë suport shumë i rëndësishëm për mua dhe nuk kam pasur këto emocione që kam sot. Kam qenë shumë e sigurt, shumë e qetë, shfaqja ka qenë komedi. Kam luajtur shumë e shkathët, shumë energjikë, shumë e zhdërvjellët brenda karakterit të Olimbisë që kisha krijuar. Këtu është çdo gjë ndryshe. Megjithatë, do të përpiqem të jem e suksesshme, që publikut t’i jap një shije të mirë kur të dal, të emocionohet, pse jo të qajë dhe të mendohet për atë që jetojmë dhe prekim çdo ditë. Për një nga plagët më të mëdha të shoqërisë në mbarë botën, por në mënyrë të veçantë të shoqërisë shqiptare: prostitucioni.
- Njëkohësisht drejtuese teatri dhe aktore. Si bashkëjetojnë këto dy pozicione me njëri-tjetrin?
- Që të jem e sinqertë, bashkëjetojnë me shumë vështirësi, në të gjitha drejtimet. E para se kam një lodhje të paparë, e dyta se nuk jam e qetë për të luajtur si aktore. Aktori duhet të jetë plotësisht i shkëputur nga problemet personale dhe familjare, jo më nga probleme kaq të rëndësishme siç është menaxhimi i një teatri. Me shumë sforco jam përpjekur që ta bëj dhe kam ecur mirë, por nuk di dhe sa kohë do të vazhdoj kështu, sepse është shumë e lodhshme dhe ndoshta me ato aftësitë, me atë lloj bagazhi që kisha përballova kaq shumë. Por realisht nuk di dhe sa, deri ku mund të shkoj. Gati në të gjithë rolet jam e detyruar të luaj në Korçë, sepse Korça ka pak aktore dhe jam pjesë e atij teatri. Mirëpo të kesh pjesë në të gjitha premierat (dhe këtë vit kemi dhënë 10 të tilla), të kesh ngarkesë në të gjitha e plus kësaj të kesh ngarkesën e menaxhimit, të reklamimit të shfaqjeve, prapavijës, të cilat duhen ndjekur të gjitha, është punë shumë e madhe. Për më tepër, unë dua të vë dorë tek të gjitha, sepse më duket se i ndjek më mirë punët vetë. Jo për mendjemadhësi, por ashtu e gjykoj, dhe më ka dalë mirë. Asnjëherë teatri nuk ka pasur 10 premiera brenda vitit, të zhanreve dhe të llojeve të ndryshme dhe asnjëherë nuk ka pasur publikim e reklamim të tillë siç u kemi bërë shfaqjeve këtë vit. Reklama është shpirti i tregtisë dhe ne duam jo vetëm të bëjmë projekte artistike, por një pjesë e madhe njerëzish t’i shohin ato. Nëse nuk ndodh kështu, jemi të dështuar, sepse nuk punojmë vetëm për veten. Ne bëjmë minimalisht për çdo premirë 10-15 shfaqje. E kemi kaluar në disa premiera numrin e tyre, se kemi pasur filmime televizive, si dhe kemi pasur shfaqje në skena ndërkombëtare, si pjesëmarrjet tona në festivalin e Dibrës apo në festivalin e Shkupit. Në Dibër kemi rrëmbyer dy nga çmimet kryesore të festivalit: “Aktori më i mirë protagonist” dhe “Aktorja më e mirë joprotagoniste. Edhe në Dibër jemi vlerësuar në tria trupat më të mira të festivalit. Dhe po në tria trupat më të mira të festivalit jemi diskutuar në festivalin e Shkupit, ku kanë qenë nëntë teatro nga e gjithë Evropa dhe vetëm një trupë shqipfolëse: teatri i Korçës.
- Si e shihni më gjerë situatën e teatrit në rrethe sot?
- Duke u nisur nga teatri në Korçë, e shoh mirë. Ne kemi një mbështetje goxha të mirë nga Bashkia e Korçës dhe një dashamirësi nga këshilli bashkiak dhe kryetari i Bashkisë. Kjo mbështetje na bën të shtojmë numrin e premierave dhe të kemi cilësi artistike, pasi kjo varet nga mënyra se sa dhe si financohesh. Por një nga çelësat e suksesit për punën time them se ka qenë ftesa që u kam bërë aktorëve dhe regjisorëve nga Tirana, se vërtet Korça ka një trupë teatrore, por nuk mund të plotësojmë të gjithë parametrat artistikë. Duke ftuar emra si Roland Trebicka apo Gëzim Kame, që do të ngjiten tani në skenën e Korçës, apo emra si Milto Kutali, Alfred Trebicka e Muharrem Hoxha, që kanë qenë një vit më parë, emra që publiku i Korçës i do dhe nuk i ka parë direkt, “live” në skenë, besoj se shtohet publiku. Duke i parë direkt, ata nxiten për t’u afruar më shumë në teatër dhe kënaqen nga cilësia artistike që përcjellim të gjithë bashkë, plus që kështu këmbejmë eksperienca.
- Megjithëkëtë, teatrot kanë probleme...
- Sigurisht që ka probleme, së pari probleme teknike, të infrastrukturës. Vetëm tani së fundi realizuam ngrohjen në teatër. Kishim shumë vjet që luanim në temperatura minus dhe publiku vinte i mbështjellë me pallto, me shall për të parë shfaqjen. Mendoni sa publik mund të vijë kështu? Ndërsa në kushte komode publiku afrohet shumë më mirë. Vështirësi ka përsëri. Financiarisht mund të ishte më mirë. Megjithatë, duhen parë dhe kushtet në të cilat jetojmë, në të cilat jeton vetë Shqipëria, si dhe sa janë mundësitë e çdo shqiptari. Mendoj se pavarësisht kësaj kemi mbështetje shumë të mirë. Çdo gjë tani duhet ta kërkojmë te vetja, ne si artistë, unë si drejtore dhe krejt stafi.
- Le të flasim sërish për shfaqjen. Cila ka qenë gjëja më e vështirë gjatë gjithë punës me të?
- I vështirë ka qenë emocioni. Në çastet kur kjo lë amanetet e fundit të jetës, kur u lë lamtumirën fëmijëve, përjeton në halucinacionet e saj sikur fëmijët i vijnë në qeli për ta takuar (në të vërtetë ata nuk vijnë), është një çast tepër emocionues. Mendoni si mund të përcillet teksti nëse mungon emocioni, midis mallit të madh që ka për fëmijët dhe lamtumirës që ka vendosur t’u lerë atyre. Pa emocion nuk është reale, nuk është normale, nuk është e bukur. Kjo ka qenë më e vështira për mua.
- Vini me pjesë të një autori shqiptar, si do ta vlerësonit dramën shqip?
- Më pëlqen shumë të luaj pjesë shqiptare, t’i lexoj dhe t’i shoh autorët shqiptarë. Ndoshta më duket se nuk jam e aftë të jap maksimumin tim në pjesët e huaja. Ka pjesë që janë madhore në botë dhe unë i shikoj një çikë të vështira për të hyrë dhe për ta gjetur veten Zamira në krijimet e saj apo në ato rrethana. Më duket shumë e thjeshtë të luaj një realitet shqiptar, kryesisht flas për monodramat. Kisha dhe një monodramë të huaj në dorë dhe kisha menduar ta bëja dhe atë. M’u duk shumë pranë vetes kjo, një realitet që e kam njohur dhe e prek çdo ditë. Kemi dëgjuar përditë për gra të tilla, që në mos prostituojnë, e kanë bërë ndonjëherë për hir të asaj që dikush t’u japë diçka, e kanë parë veten ngushtë dhe kanë dashur të dalin në këtë mënyrë. Sigurisht, e kanë larguar veten, e kanë kuptuar se kjo ishte gabim dhe nuk duhet kështu, por ama ndodh. Duke qenë realitet i tillë, nuk e kam pasur vështirë ta luaj. Për sa i përket dramës shqipe, këtë vit që po mbyllet të gjitha pjesët që u vunë në teatrin e Korçës ishin shqiptare, duke filluar nga një libret varieteje për Valentinin nga Erand Sojli, duke vazhduar “Për mua, Miriam dhe Sandri”, një dramë e shkruar nga Haqif Mulliqi, “Ju ftojmë në dasmën e babait”, një komedi e ngritur në grotesk e shkruar nga Petrit Koçibelli, autor korçar, për të mbërritur te monodrama e shkruar nga Odise Plaku dhe më pas te një pjesë e Namik Dokles.
Bisedoi: Blerina Goce