E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pishinat, bie fluksi i pushuesve



Edhe pse ashtu siç kanë paralajmëruar dhe meteorologët , temperaturat gjatë ditës së dielë kanë rënë me 4 deri në 5 gradë Celsius , një nga mënyrat më të preferuara nga kryeqytetasit për ta kaluar fundjavën është qendrimi në pishina. Uji i pastër, pa kripë, hapësirat për të marrë rreze dielli, por dhe alternativat e ndryshme që ofrojne pishinat për pushuesit kanë bërë që qytetaret e Tiranës të vazhdojne t'i frekuentojnë ato edhe në fundin e muajit gusht. Moshat që kryesisht preferojnë pishinat janë të rinjte, por edhe të vegjelit, për të cilët është shumë i rendësishëm fakti se ata mund të lahen në ujë jo më thellësi të madhe dhe të ndjehen të sigurt.

Ndërkohë drejtuesit e Institutit të Shëndetit Publik kanë deklaruar se pishinat që disponon Tirana janë higjenikisht të pastra dhe kjo është një nga arsyet kryesore pse pushuesit ndjehen komod dhe të kenaqur me pishinat.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›