E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha te Horsens në DanimarkëIsh-sulmuesi i Hamburgut është ende nën kontratë me Bërnlin deri në verën e vitit 2010

E ardhmja e Besart Berishës mund të jetë Danimarka, dhe pikërisht Horsens. Lajmi është dhënë nga faqja tipsbladet.dk, që nga e saj citon menaxherin e sulmuesit të Bërnlit dhe Kombëtares shqiptare, Akem Adevunmi, i cili është shprehur me superlativa sidomos për shpejtësinë e Berishes. “Po, Besarti dëshiron të luajë me Horsens”, - deklaroi menaxheri.

Ish-sulmuesi i Hamburgut (23-vjecari Berisha shënoi edhe një gol në Ligën e Kampioneve me klubin e famshëm gjerman) luajti pjesën e dytë të vitit 2008 i huazuar me Rozenborgun në Norvegji është ende nën kontratë me Bërnlin deri në verën e vitit 2010.

E Merkure, 07 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›