E Diel, 1 Nëntor 2026

Pitella Askush sduhet te marre spaletat e fitores

Nenkryetari i PE-se

Nenkryetari i Parlamentit Europian Giani Pitella i cili eshte nje nga perfaqesuesit e se majtes europiane i beri thirrje qeverise qe te mos marre pozitat triumfaliste. Nuk duhet te merren persiper spaletat e te thuhet se ky eshte fryti im une nenvizova kontributin e te gjitheve e midis kontributit te te gjitheve nenvizova kontributin e partise sime. Shpresoj qe ky argument ky rezultat dhe ky sukses te mos sherbeje si nje pretekst i metejshem per ti njohur merita vetes nga ana e atyre qe ne rastin me te mire nuk mund te pretendojne me shume sesa ti ndajne keto merita me te tjeret u shpreh ai ne nje interviste pas seances se djeshme te Parlamentit Europian. Ai ka vijuar me tej duke bere thirrje ndaj qeverise shqiptare qe te permbushe detyrimet qe burojne nga rezoluta e PE-se dhe qe lidhen ngushtesisht edhe me kerkesen e Partise Socialiste per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit. Entuziazmi i qeverise per heqjen e vizave po shihet keshtu si paralajmerim i trajtimit te tyre si argument elektoral edhe pse qendrimi i Pitelles ben te qarte se shumekush e ka kuptuar tanime kete loje te qeverise Berisha.

Delegacioni socialist i pranishem keto dite ne Bruksel eshte informuar nga zyrtare te larte te BE-se rreth veshtiresive qe Shqiperia mund te hase per marrjen e statusit te vendit kandidat. Burime prane delegacionit bene te ditur se nese procesi i liberalizimit te vizave po shkon drejt permbylljes ballafaqimi i qeverise shqiptare me te verteten e reformave do te vije pak me vone.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›