Pitella: Gjeni zgjidhjen për krizën. Rama: Protesta jonë ka filluar
Mazhoranca dhe opozita duhet të punojnë për daljen nga kriza politike. Thirrja e rradhës u bë nga zv/presidenti i Parlamentit Europian, Giovanni Pitella në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama. Numri dy i PE e vlerëson të ligjshme kërkesën e socialistëve për transparence te zgjedhjeve, por shton se nga kundërshtitë mes forcave politike mund të arrihet një zgjidhjeje e cila do të garantojë transparencë të procesit në të ardhmen.
“Kërkesa për transparencë të zgjedhjeve është normale dhe e ligjshme në mënyrë që të sigurohet në të ardhmen transparenca dhe zgjedhjet e duhura për të përcaktuar kush është vertetë fituesi. Një klase politike inteligjente duhet të gjeje pikat e përbashkëta për të gjetur një zgjidhje për të dalë nga kriza politike” tha Pitella.
Zv/presidenti i KE foli edhe për anëtarësimin në BE dhe liberalizimin e vizave, duke thënë se procesi për lëvizjen e lirë të shqiptarëve duhet përshpejtuar.
Nga ana e tij Rama tha se PS nuk do të lejojë që zgjedhjet e ardhshme të kenë fati e atyre që kaluan. “Qëndrimi ynë është i qarte, është transparent me opinionin publik, me miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë. Ne nuk duam te ndryshojmë rezultatin, por ne nuk do të lejojme që zgjedhjet e ardhshme të kenë të njëjtin fat si zgjedhjet e shkuara që me mekanizmin e korrupsionit percakton fituesin dhe çon ne tjetersim të rezultatit” tha Rama.
Kreu socialist tha më tej se sot fillon muaji i protestave për transparencë të zgjedhjeve, dhe degradimin e jetës ekonomiko-sociale.
“Protesta jone ka filluar. Ky është një muaj protestash që nuk do të vleresohet nga numri i pjesëmarrësve, por nga përfshirja e qytetarëve në ngritjen e çështjeve jetike dhe që lidhen drejtpërdrejtë me atë që gjendet në kutite e votimit dhe në 30 prill ne do të bëjme protestën e madhe qytetare të të gjithë atyre që gjate muajit do të protestojnë aty ku jetojnë dhe vuajnë degradimin e jetes politike dhe ekonomike dhe do të mblidhen në Tiranë për të shprehur pakënaqësitë për një situatë politike dhe ekonomike në degradim” tha Rama.
Azhornuar së fundi ( e enjte , 01 prill 2010 ) < I mëparshmi