Qëllohen me armë nënë e bijë, autori në arrati
SKRAPAR-Nënë e bijë, banorë të fshatit Pasarë të Skraparit janë plagosur me armë zjarri sot në mesditë nga nje person ende i paidentifikuar.
TVNews24 mëson se ngjarja ndodhi në orën 13:00 pranë banesës së Liri Arizajt, ku vajza 18 vjecare e saj është grindur me një person, emri i të cilit ende nuk dihe nga policia. Pas sherrit, personi ka qëlluar në drejtim të vajzës dhe më pas nënës e vajzës që ndodhej në banesë. Autori është larguar menjëherë nga vendgjarja dhe kanë qënë banorë të zonës që kanë ndihmuar vajzën dhe nënën për ti cuar në spital. Të plagosurat ndodhen aktualisht në spitalin e Corovodës në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton për ngjarjen dhe ka rrethuar zonën për kapjen e autorit që dyshohet se mund të jetë banor i këtij fshati.
(d.b/BalkanWeb)