Lac, i ve flaken te semurit mendor, arrestohet komshiu
LAC- Një 26 vjecar akuzohet se i ka vënë flakën një të sëmuri mendor. Te dy jetonin në të njëjtën lagje në qytetin e Lacit.
Policia ka mësuar ngjarjen e ndodhur të mërkurën, 31 mars, kur Taulant Gega, 16 vjecari ishte paraqitur në Urgjencen e Spitalit të Laçit me djegie në trup. Mjeket thone se adoleshenti ndodhet ne gjendje te rende per jeten.
Menjëherë një grup hetimor ka kryer veprimet e duhura proceduriale.
Fillimisht policia ka dyshuar se ngjarja mund të ishte një tentativë vetëvrasjeje me anë të djegies të adoleshentit pasi ky i fundit ishte person me të meta mendore, i kategorisë së pare me shoqërues. “Nga
veprimet hetimore të kryera është konkluduar se ngjarja ka ndodhur për qëllime kriminale, pikërisht për motive të dobëta. dhe se autor i ngjarjes është shtetasi Altin çoku, banues në lagjen Nr. 2 te qytetit te Laçit. Edhe i dëmtuari ishte banues në këtë lagje.
Kaq është dashur dhe disa orë pas krimit, rreth orës 00. 30 minuta të 1 prillit është bërë arrestimin në flagrancë i shtetasit Altin çoku, 26 vjec, lindur dhe banues ne lagjen nr. 2 Laç te rrethit Kurbin,
Policia thotë se ngjarja mund të ketë ndodhur për motive të dobëta.
26 vjecari akuzohet për vepren penale te “Vrasjes me paramendim në rrethana cilësuese të mbetur në tentativë” , parashikuar nga nenet 79/b -22 te Kodit Penal.
(s.g/BalkanWeb)