ERE: Në masën 50% humbjet e energjisë në rrjet për vitin 2009
TIRANE-Gjate vitit 2009 humbjet e energjise në rrjet kapin masen e 50%. Bujar Nepravishta, kreu i Enti Rregullator i Energjisë (ERE) në raportin që prezantoi sot në Komisionin Veprimtarisë Prodhuese ka deklaruar se humbjet në rrjet janë shkaku kryesor për rritjen e cmimeve. Nepravishta u bëri të ditur anëtarëve të pranishëm se pikë kryesore në punën e tyre është pikërisht ulja e nivelit të humbjeve, pasi këto të fundit bëhen shkak për kërkesën për rritjen e cmimit të energjisë. Por, sic theksoi Nepravishta, nga 100kWh, arkëtohen vetëm 50% ndërkohë që 53% e energjisë konsumohet nga familjarët.
Ndër të tjera Nepravishta tha se ERE nuk është i kënaqur nga puna e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH). “Ka shumë ankesa nga qytetarët për punën e OSSH”.
Një kërkesë e ERE ka qënë ajo për KESH duke i kërkuar këtij institucioni të parashikojë situatën në kaskada. Nepravishta bëri përgjegjes KESH për situaten e përmbytjeve në vend në fillim te janarit duke deklaruar para deputeteve se KESH duhej të parashikonte situaten ne kaskadë.
Pjese e referimit te Nepravishtës ishte dhe puna në vënien në funksionim të TEC-eve.TEC i Vlorës tha Neprvashita nuk mund të vihet në punë për shkak të kostos së lartë pasi cdo vit ky TEC kerkon 250 milion meter kub gaz në vit. Aktualisht TEC-i mund të prodhojë vetëm me nafte dhe cmimi i energjise del tepër i larte.
(d.b/BalkanWeb)